E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klaudio Ranieri synon per lart objektivi i Romes eshte titulli

Trajneri

“Kemi thënë gjithmonë, se objektivi ynë është titulli. Për të luftuar në të tre frontet nevojitej një grup i shëndoshë: është hera e parë që i kam të gjithë lojtarët të disponueshëm dhe është e qartë se nuk është e lehtë, por të gjithë futbollistët duhet të bashkëjetojnë me këtë situatë, që duhet të jetë një armë më shumë”. Klaudio Ranieri, trajneri i Romës, nuk ka frikë të thotë fjalën titull. Besimi në ambientin verdhekuq është rikthyer në nivelet më të larta pas suksesit të së shtunës në San Siro ndaj Milanit. Por për të synuar objektivin madhor, nevojitet shpirt sakrifice nga ana e të gjithëve. Dhe të shtunën i takoi kapitenit Françesko Toti, i përjashtuar nga ndeshja kundër kuqezinjve. Ranieri nuk e bën çështje: “Nuk është e vështirë të menaxhosh kapitenin, thotë ai. Françesko është një dalë inteligjent. Pastaj, sigurisht nuk mund të pretendojmë që të jetë i kënaqur kur nuk luan, madje do të ishte e çuditshme e kundërta: ai do të luajë, kjo është normale. Por projekti ynë është ambicioz dhe unë shpresoj ta çoj përpara edhe për shumë kohë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›