Totenhem Iakuinta objektivi i ri
Sulmuesi
Juventusi nuk e ka nxjerrë në shitje Vinçenco Iakuintën, por nëse vjen një ofertë e kënaqshme, bardhezinjtë janë të gatshëm ta shesin sulmuesin. Sipas anglezëve të “imscouting.com”, Totenhemi është i gatshëm të bëjë “çmenduri” për lojtarin, ndërsa theksohet se ata i kanë përgatitur kontratën Iakuintës: marrëveshje deri në vitin 2013, me opsion për rinovim edhe për një tjetër vit. “Spurs”, që janë kualifikuar për fazën e 1/8-ave në Champions League pritet të paguajnë 15 milionë euro për italianin.