Magath Nojer qendron deri ne vitin 2012
Shalke
Largimi i mundshëm i portierit Manuel Nojer nga Shalke në merkaton e janarit është hedhur kategorikisht poshtë nga trajneri Feliks Magath. Drejtuesi i stolit theksoi se klubi nuk do të heqë dorë nga shërbimet e numrit 1. “Natyrisht që do të mund ta shisnin për një thes me parà, por deri më tani nuk kemi gjetur një zëvendësues në nivelin e tij. Preferoj të luaj në Champions ose të fitoj titullin dhe jo të bëj biznes. Për këtë arsye, Nojer do të qëndrojë deri në vitin 2012”, tha tekniku i Shalkes.