Dinamo në tërë globin, maqedonas e argjentinas

Dy futbollistë të Rabotnickit në Maqedoni, mesfushori i Nderim Nexhipi dhe mbrojtësi Shaban Demiri, janë në fokusin e Dinamos. Dy lojtarët kanë eksperiencë ndërkombëtare, cka do të rezultonte e dobishme për aventurën e bluve në Ligën e Kampioneve. Gjithsesi, në planet e Dinamos figurojnë edhe Gilman Lika, Jahmir Hyka, Elvis Sina e Anton Dedaj. Lajmi më i fundit nga kampi blu ka të bëjë me dy argjentinas të River Plate, të rekomanduar nga ish-trajneri i Dinamos, Pedro Paskuli. Argjentinasi i fundit te Dinamo ishte Hanush, një blerje që rezultoi e dështuar. 29-vjecari Gilles Domoraud, i cili më parë ka luajtur me Rouen në Francë dhe gjashtë ekipe të ndryshme greke, i është ofruar Dinamos nga një agjenci menaxhimi lojtarësh shqiptare me bazë.