E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombetarja zhvilloi seancen e fundit stervitore

Keti Beqiri (ATSH) - Ekipi kombëtar i drejtuar nga tekniku holandez Ari Haan ka zhvilluar sot paradite seancën e fundit stërvitore në prag të miqësores me Poloninë, që do të luhet nesër në Gjermani.
Shefi i Zyrës së Shtypit në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF), Trina Kokona nëpërmjet linjës telefonike tha për ATSH-në, se "lojtarët janë në gjendje të mirë tekniko-taktike dhe nuk ka asnjë të dëmtuar". Sipas tij, tekniku Haan pritet të zhvillojë një analizë me skuadrën.
Gjatë grumbullimit në Gjermani kombëtarja shqiptare ka zhvilluar një miqësore me skuadrën zviceriane të kategorisë së dytë, Shafhauzen, të cilën e fitoi 3-1.
Takimi miqësor Shqipëri- Poloni do të luhet në 27 maj, në Reutlingen të Gjermanisë

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›