Daja te Dinamo? Vendoset ne fundjavë

Keti Beqiri (ATSH)- Trajneri i ekipit të Dinamos, Ilir Daja, ka deklaruar se vetëm gjatë kësaj jave mund të ketë dicka konkrete për ecurinë e tij në krye të skuadrës dinamovite, skuadra kampione e kategorisë superiore.
Në një prononcim sot për ATSH-në, tekniku Daja tha se "gjatë kësaj jave do të kontaktoj me Presidentin Besnik Sulaj për ecurinë time në krye të skuadrës, por edhe emrat e lojtarëve që do të marrin pjesë në turin paraeleminator në Ligën e Kampionëve".
"Janë gjëra që duhen bërë shpejt", theksoi Daja, sipas të cilit synojnë që skuadra të jetë dinjitoze dhe më e fortë në Ligën e Kampionëve në aktivitetet ndërkombëtare.