E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo, sa vuajtje perballe Teutes

Arber Hoxha
Dinamo-Teuta 2-1
Shenues: Ferraj 84’, Pejic 87’/ Gega 10’
Kreu i renditjes eshte marre perseri nga Dinamo. Perballja e saj me Teuten ka qene nje nder me te veshtirat per kete sezon. Pjesa e pare ka qene mjaft e dobet per kryeqytetasit, te cilet jane ndeshkuar qe ne minuten e dhjete te takimit. Goli i shenuar nga skuadra e Teutes mban firmen e 22-vjecarit Ermal Gega, i cili arriti te shqetesonte jo pak trajnerin e bluve, Agim Canajn. Ne 45 minutat e para, vendasit nuk ishin te orientuar aspak, por gjithcka ka ndryshuar nga mesi i pjeses se dyte. Ne kete 45-minutesh, Dinamo tregoi forcen e saj, duke permbysur avantazhin e durrsakeve, qe e kane mbajtur perreth 80 minuta. Ka qene Nertil Ferraj, i cili ka mundur te shenoje golin e barazimit, duke bere qe ekipi i tij te merrte hov. Goli i fitores per ekipin e Agim Canajt, ka ardhur nga kembet e golashenuesit me te mire te tyre, kroatit Pejic. Per shtatlartin Pejic, ky ishte edhe goli i tete sezonal, qe e barazon ate me Vioresin Sinanin e Vllaznise, por ende dy gola me pak se golashenuesi me i mire i kampionatit, Marius Ngjela, i cili ka mundur te shenoje 10 te tille, por qe ne takimin e djeshem kunder Beses nuk mundi te ndeshkonte. Ndikim ne rezultat pati dhe ndeshkimi i Cotes me karton te kuq, ne minuten e 74-t te takimit. Nje gje e tille i ndihmoi shume blute, qe e paten me te lehte te shenonin. Kjo eshte fitorja e 3-te per fazen e dyte dhe e 9-a per kete kampionat.
Fitorja i ka dhene tre pike te arta Dinamos, e cila rikthehet pas 24 oresh ne krye te renditjes dhe eshte dy para vendit te dyte, qe mbahet nga Partizani. Ndeshja ne fazen e pare mes ketyre ekipeve, e luajtur ne Durres, u mbyll me fitoren e veshtire te kryeqytetasve, te cilet kane fituar fale golit te Sabino Plakut. Kjo ishte fitorja e dyte per ta ne ndeshjen e dyte ne kampionatin e 69-te kombetar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›