“Onufri” perzgjedh 29 artistet pjesemarres
Galeria Kombetare e Arteve me 20 dhjetor prezanton edicionin e 14-te te konkursit nderkombetar vjetor per artet pamore, “Onufri”. Edicioni i ketij viti, titulluar “Bere me Tradhti” do te qendroje i hapur nga datat 20 dhjetor-30 janar 2008, kuratore te te cilit jane Ervin Hatibi dhe Rubens Shima. “Onufri” eshte ngjarja me e rendesishme per Galerine Kombetare te Arteve si dhe per boten e artit pamor shqiptar. Koncepti i ketij viti, titulluar “Bere me Tradhti”/Betrayal in Art”, eshte nje lexim tendencioz i mitit te Pigmalionit, i cili kerkon te nenvizoje tensionin e pashmangshem qe shoqeron perballjen e artistit me vepren, kodet komunikuese, shoqerine dhe anasjelltas. Edicioni i sivjetshem eshte konceptuar se bashku me nje ekspozite paralele me vepra te perzgjedhura nga fondi i Galerise Kombetare te Arteve, me titull “Nen emer te popullit”. Artistet pjesemarres te edicionit te sivjetshem, nje pjese e mire jane nga Shqiperia, numerohen plot 16 artiste shqiptare. Ndersa nuk mungojne edhe pjesemarresit nga Serbia, Argjentina a Gjermania e Italia, Venezuela e Anglia.