E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo shmang miqesore me Tiranen

Aranit Muraci

Jane cilesuar te suksesshme ditet e pergatitjeve te ekipeve tona, ne fillim te ketij viti, ne Antalia te Turqise. "Ekipi stervitet dy here ne dite dhe kushtet jane te kenaqshme. Ndeshja e fundit miqesore tregoi se skuadra e Tiranes do te jete pretendente kryesore per te fituar titullin kampion, - eshte shprehur nga Antalia, trajneri bardheblu, Agustin Kola. Sipas trajneri bardheblu, te gjitha repartet, vecanerisht sulmi, jane te konsoliduara, ne prag te pjese se dyte te gares. Tirana do te perfundoje pergatitoren ne fund te javes qe vjen, per te pritur rifillimin e kampionatit. Madje mesohet se eshte shmangur nje ndeshje miqesore, qe ishte ne plan mes Tiranes dhe Dinamos, vetem per nje arsye, qe skuadrat te mos kene asnje mundesi qe te studiojne njera-tjetren. Dinamo eshte perforcuar gjate merkatos se dimrit, duke sjelle disa lojtare me rendesi. Elis Bakaj eshte nje prej perforcimeve me te bujshme dhe te rendesishme te ekipit te Dinamos. Pervec tij ekipi i eshte bashkuar edhe nje sulmues argjentinas, Ceko dhe eshte rikthyer Bodrusic. Ekipi i bluve ka pesuar disa ndryshime dhe pritet te nise pjesen e dyte te gares, me nje stil te ri ne loje, por qe ne rast se para ndeshjes do te luhej ndaj Tiranes, atehere keta te fundit do te dinim me te fituar, nga nje test i tille. Kryeqytetasit, kampione ne fuqi, nuk kane aktualisht ne gjirin e tyre sulmuesin, Sabino Plaku, qe luan ne Norvegji. Pas fazes pergatitore, ne fillim te muajit shkurt, ne Tirane do te ndeshen me njera-tjetren dy ekipet kryeqytetase. Kjo ndeshje do te jete edhe ne fokusin e trajnerit te kombetares sone, Ari Han. Megjithate kete jave nuk perjashtohet ndonje miqesore mes ekipeve te tjera shqiptare qe ndodhen ne Antalia te Turqise. Nuk jane vetem pese ekipet shqiptare te Kategorise Superiore, Tirana, Dinamo, Besa, Flamurtari dhe Apolonia, qe jane te sistemuara keto dite ne Antalia te Turqise. Ne komplekset sportive te zones se njohur turistike turke ndodhen edhe disa ekipe te tjera te vendeve lindore ku luajne lojtare te kombetares shqiptare. Keshtu, aktualisht ne Antalia ndodhet Terek Grozni, ekipi ku luan portieri shqiptar Ilion Lika, i cili e ka braktisur ekipin kombetar ne shenje pakenaqesie duke qene se nuk eshte aktivizuar, si titullar. Por edhe ekipi ukrainas Krivbas, me te cilin luajne Ervin Bulku dhe Dorian Bylykbashi, ndodhet ne kete kompleks sportiv. Lojtaret shqiptare takohen shpesh mes tyre. Ata i kane shnderruar ditet e pergatitjeve ne


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›