Haradinaj: S'ka bisedime pa juridiksion te plote
Ish-kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj, eshte shprehur sot kunder paralajmerimeve per bisedime ndermjet Prishtines dhe Beogradit. "Deri sa nuk vendoset juridiksioni i plote i Republikes se Kosoves ne tere territorin e vendit, vecanerisht ne pjesen veriore, nuk mund te kete kurrfare bisedimesh me Beogradin", tha Haradinaj gjate nje vizite ne Mitrovice. "Nese hyhet ne bisedime ne kohen kur institucionet e Kosoves nuk i kryejne autorizimet e veta ne gjithe territorin, atehere Kosova mund te jete ne pozite te pavolitshme dhe mund te ballafaqohet me probleme serioze", tha Haradinaj