Euro, forcohet besimi tek monedha
Me hyrjen e Sllovakise ne bashkimin monetar evropian me 1 janar 2009 ne eurozone jetojne pothuajse 329 milione vete. Euroja po tregon nje ecuri te mire edhe ne kohen e krizes financiare. Deri tani Evropa ka shpetuar deri diku mire nga kriza, kjo ne mase te madhe fale monedhes euro. Luhatje te monedhes, si per ato ne shembull ne Hungari apo ne Letoni, mund t'u kishin ndodhur edhe Gjermanise dhe Frances ne qofte se ne keto vende nuk do te ekzistonte euroja. Por atje ku eshte e pranishme euroja funksionon si mburoje, ku thyejne dhembet spekulatoret financiare. Edhe vete Britania e Madhe, qe deri tani kishte frike prej euros, mendon papritur konkretisht per monedhen evropiane.