Virusi H5N1 godet perseri, humb jeten nje grua ne Kine
PEKIN- Nje grua humbi dje jeten ne pjesen lindore te Kines, pasi ishte infektuar nga virusi i gripit te shpendeve. Lajmi eshte bere i ditur nga agjencia shteterore e lajmeve Hsinhua, e cila citonte autoritetet shendetesore te provinces ku jetonte gruaja, nderkohe qe kjo eshte vdekja e dyte e raportuar si pasoje e ketij virusi brenda dy diteve. Gruaja 27-vjecare me mbiemer Zhang, banuese ne Jinan, kryeqyteti i provinces lindore kineze Shandong, humbi jeten dje pasi u diagnostikua me virusin vdekjeprures me 5 janar, njoftoi Hsinhua, sipas zyrtarit te departamentit shendetesor te provinces. "Qendra kombetare per parandalimin dhe kontrollin e semundjes konfirmoi se gruaja ishte e infektuar me H5N1, virusi i gripit te shpendeve", theksoi Hsinhua, sipas zyrtarit te provinces.
Gripi i shpendeve eshte nje infeksion qe shkaktohet nga viruse te gripit normalisht tipik per to. Keto lloje virusesh hasen ne menyre te natyrshme mes shpendeve . Shpendet e egra i mbartin ato ne zorre, por zakonisht nuk semuren prej tyre. Megjithate gripi i shpendeve eshte shume ngjites mes shpendeve dhe disa shpende shtepiak si pulat, patat dhe pulat e detit semuren rende prej tij dhe ngordhin. Kjo semundje e cila per here te pare u identifikua ne Itali me teper se 100 vite me pare, haset ne te gjithe boten. Mendohet se te gjithe shpendet jane te ndjeshem karshi saj, megjithese disa specie jane me rezistente ndaj infeksionit se disa te tjera.
Lloje
Njihen deri ne 15 nenlloje te virusit te gripit, te cilet prekin shpendet duke ofruar ne kete menyre nje rezervuar te madh te viruseve te gripit, qe potencialisht qarkullojne ne popullatat e shpendeve. Deri me sot, te gjitha shperthimet e formes shume patogjenike jane shkaktuar nga viruset e gripit A te nenllojeve H5 dhe H7.