E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjisori Dragoti, kumbar i femijes shqiptar

Miqesi qe nisi pak vite me pare te restorant "Piazza" mes regjisorit shqiptaro-amerikan, Stan Dragoti dhe nje prej biznesmeneve te suksesshem shqiptare, Kadri Morina, kulmoi ne nje feste te madhe pak dite me pare ne Nju-Jork. Morina udhetoi nga nje ane e oqeanit ne tjetren per te festuar kumbarine me regjisorin e shquar shqiptaro-amerikan, Stan Dragoti. Ne shenje respekti dhe admirimi per regjisorin, Kadri Morina i tregoi regjisorit per pagezimin e planifikuar te te birit dhe i propozoi qe te behej kumbar. Dragoti eshte shprehur se "une vete nuk kam femije", keshtu qe ngjarja ishte dicka e pazakonte per mua. Isha i emocionuar dhe pak nervoz. Por doli nje gje kaq e bukur sa mbeten te gjithe te kenaqur". Regjisori i njohur shqiptaro-amerikan, Stan Dragoti, luajti dikur nje rol te dores se pare ne ndryshimin e imazhit te Nju Jork Cityt ne bote. Gati 30 vjet me vone, ai eshte gati per nje sipermarrje te ngjashme: te ndryshoje imazhin e Shqiperise, vendit nga i cili prinderit e tij emigruan per ne SHBA.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›