E Shtunë, 31 Tetor 2026

Magjia e nudos se pikurave italiane ne Tirane

Anisa Ymeri

Dhjetera tablo qe sherbejne per perceptimin e realitetit italian mes dy lufterave boterore. Nder piktoret me ne ze italiane, qe e cuan artin italian te nje rilindje e vogel, prej dites se djeshme mund te kundrohen edhe ne Galerine Kombetare te Arteve ne Tirane.

Ndoshta pa magjine e tablove nudo te piktoreve italiane, kjo ekspozite do te qe ndryshe. Ato nuk mungojne, jane aureole e asaj cka percjell arti italian i kesaj periudhe.

Tablo qe s'mund kurrsesi te kaloje pa u kundruar gjate eshte ajo e piktorit Antonio Dongli, e cila daton ne vitin 1933. E nese nudot femerore jane me te lakmuarat, nudot e meshkujve jane jo me pak ndjellese.

Francesco Trombadori, Fausto Pirandello, Ciprioni apo te Giorgio Vigolo jane vetem disa prej tyre qe kane krijuar ne periudhen mes dy lufterave ne Itali, kur u kuptua fare mire se ne qender te saj do te ishte njeriu. Plot 48 krijime, tablo, vizatime, skulptura etj., jane te ekspozuara ne sallen e madhe te GKA-se e do te qendrojne e celur ne Tirane per 1 muaj te tere. Pjesa me e madhe e tyre i perkasin koleksioneve private te trashegimtareve te artisteve, e disa prej tyre jane marre nga arkivat kryesore te Romes.

Magjia e tablove nudo eshte ajo qe te shoqeron ngado neper ekspozite. Por ndesh edhe ne veshtrimin e mahnitur te nje vajze, qe zhbiron guret e rreshtuar mbi nje tavoline ne nje pikture vaji te Fausto Pirandellos. Gjithcka te con ne nje pike, te rrefen per metaforen e njeriut qe kerkon nje mundesi identifikimi ose me mire, nje "pjese" per te recituar ne skenen e komedise njerezore. Kuratorja e ekspozites "Artistet ne Rome midis dy lufterave", Francesca Morelli, pohon se, "artiste si Mafai apo Cevea, qe hyjne ne nje faze te re ekspresioniste, permes tablove te tyre transmetojne ndjenjen e dhimbjes se brendshme, qe duket sikur i paraprin dhimbjes se tragjedise se luftes. Ndersa pas viteve '30 e kemi kete rikthim te vemendjes te njeriu, gje qe e shohim te tablote e Ciprionit, i cili trajton aspekte qe i perkisnin kesaj qenieje".

Eshte nje ekspozite qe percillet si nje udhetim imagjinar ne jeten artistike e kulturore te kryeqytetit, nepermjet ekspozimit te dyzet e tete veprave si piktura, skulptura, vizatime e dokumente origjinale si kataloge, libra, letra, fotografi, revista. Ekspozita eshte e ndare ne tre seksione: Artistet dhe studimi qe permbledh autoportrete, portrete artistesh dhe mbeshtetes te tyre e ndonje peizazh te natyres (sintomatika e metodave tregon procesin ideor qe ka ndjekur artisti). Qyteti i Shpirtit, titulli i te cilit eshte marre nga permbledhja me poezi lirike, me te njejtin titull te Giorgio Vigolos (1923), kerkon te na jape menyren personale te artisteve per te perceptuar qytetin e Romes. S'mund te ndodhte ndryshe! Roma edhe ne tablo s'ka se si te mos jete ai qyteti i mbushur me histori dhe mite antike. Duke mos perjashtuar te jetuarit e perditshem. Ne kete seksion ndjekin njera-tjetren pamje nga vendet e perzgjedhura te artisteve, qe paraqesin vizionin e nje Rome monumentale, pjese te nje peizazhi te Teveres.

Me se nje vit shkuar, po ne Galerine e Arteve, u cel nje tjeter ekspozite e piktoreve italiane, por me nje tematike te mirepercaktuar. "Mitet" dhe piktoret me te mire bashkekohore italiane qe ekspozita qe u mundesua nga Instituti Italian i Kultures. Njesoj si kjo qe percjell imazhin e nje qendre mes dy lufterave boterore dhe "Mitet" qene shetites. Ekspozita do te shkoje me pas ne Beograd, Kroaci dhe Bukuresht.

Musolini dhe lidhja e piktures me politiken

Francesca Morelli, kuratorja e ekspozites pohon: "Musolini ndoqi nje politike inteligjente me artistet. Ai zgjodhi nje artist te besuar per artin dhe organizoi nje sistem qeveritar, ku artistet nuk ishin te menjanuar". Duke organizuar ne kete menyre nje seri ekspozitash, ne te cilat artistet shperfaqeshin dhe mund te fitonin jo pak. Ajo vijon duke thene se "Musolini e kuptoi sa i rendesishem ishte arti per bashkepunim dhe propagandimin me vendet e tjera. Shume ekspozita organizoheshin ne Bukuresht, Prage, artiste shqiptare vinin ne Rome, e ne kete menyre ata nuk u ndjene asnjehere te perjashtuar". Cka i jep nje tjeter imazh Musolinit ne kete drejtim.

Kuratorja e ekspozites, Francesca Morelli, tregon: "Artistet italiane, por ne pergjithesi artistet e '800-es nuk jane artiste qe marrin nje pozicion ideologjik ndaj realitetit, sic bene ata franceze apo gjermane".

"Mythos", enigma italiane ne GKA

"Mythos", ishte ekspozita qe solli ne Tirane tablote e artiste me te medhenj bashkekohore ne Galerine Kombetare te Arteve. Unike ne llojin e saj, ekspozita vlera e se ciles arrin 5 milione e 600 mije euro, ndolli jo pak vizitore ne galeri. Pas nje qendrimi te gjate ne Muzeun e Artit Bizantin ne Athine, ajo mberriti ketu, ne saje te nje financimi nga qeveria italiane, pasi galeria jone me fondet e saj s'do mund ta kishte perballuar dot.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›