E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje shfaqje austriake ne Teatrin Kombetar

"Origjine e panjohur" eshte shfaqja qe do te ngjitet sot ne mbremje ne skenen e Teatrit Kombetar. Eshte kompania e teatrit "Asou" nga Austria qe do te servire nje shfaqje pa pagese. Nje pjese qe flet per emigracionin, interpretuar nga aktoret Klaus Seevald dhe Martin Velton. "I gjithe ky projekt shikon problemin e emigracionit. Kemi punuar me elemente si nisja, identiteti, kujtesa. Eshte nje horizont pa fund dhe dy trupa qe shkojne drejt tij. Flitet te mos kesh nje vend ku lejohet te pushosh a te ndalosh. Eshte nje eksplorim i momentit te nisjes dhe atij te perfundimit", u shpreh aktori Klaus Seevald. Aktoret jane takuar dhjete vjet me pare ne nje seminar trajnimi per aktoret e rinj. Aty lindi ideja per kete pjese. "Duke u nisur nga keto udhetime te vazhdueshme, dy vjet me pare na lindi ideja qe te thelloheshim me shume ne kete teme", shprehet aktori Martin Velton. Pjesa do te vije ne gjermanisht dhe anglisht, e nderthurur me gjuhen e levizjeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›