E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pazari i Ri, aty ku rreziku blihet me para

Ushqimet qe blihen ne tregjet e hapura jane jashte te gjitha standardeve te sigurise. Temperaturat e larta te ketyre diteve pervec se problemeve te vapes rrezikojne te perhapin semundje pikerisht nga ushqimet qe tregtohen jashte cdo parametri sigurie. Duket se thirrjet, qe kane bere bluzat e bardha per kujdes ne konsumimin e ushqimeve te pakontrolluara, kane rene ne vesh te shurdhet. Madje, askush ne Drejtorine e Sigurise Ushqimore dhe Mbrojtjes se Konsumatorit ne Ministrine e Bujqesise nuk di te te jape asnje sqarim, lidhur me kontrollohet qe po ushtrohen per sigurine e ushqimeve ne tregje. Drejtoresha e kesaj drejtorie, Valbona Paluka, eshte mjaftuar vetem me deklaratat mediatike per ushqime te sigurta, pasi realiteti eshte krejt i kundert. Mjafton te shkosh prane ketyre tregjeve dhe panorama qe te ofrohet eshte e trishtuar. Arome e rende, ushqime te prishura qe hidhen ne rruge dhe kudo i shoqeruar nga mizat, pjese e pandare e tregjeve ushqimore ne vendin tone.

Njihet me disa emra, Pazari i Ri apo tregu te sheshi "Avni Rustemi", por pamja qe te ofron eshte vetem nje, tezga ku shiten qe nga mishi, peshku e djathi e deri te kepucet e fshesat. Gjithcka jashte cdo lloj standardi higjenik, mes mizave, pluhurave dhe tymit te dhjetera makinave qe e pershkojne cdo dite kete treg. Nuk ka nevoje per kontrolle te imtesishme per te kuptuar se mund te ishte gjithcka, vetem treg jo. Edhe vete shitesit e tregut e pranojne se kushtet ku tregtojne lene per te deshiruar. Bulmeti e mishi mbahen ne natyre, kurse peshku i mbuluar me copa akulli, te cilet nuk i rezistojne as disa minuta temperaturave te larta. Madje, me temperaturat e ketyre diteve te nxehta vere, eren e peshkut mund ta ndiesh ne distance mjaft te larget nga pikat e shitjes, qe ndodhen brenda tregut. Nderkohe, produktet qe blihen tek ky treg nuk jane te kontrolluara nga asnje institucion apo drejtori. Pavaresisht se drejtuesit me te larte te Ministrise se Bujqesise kane siguruar per produkte te kontrolluara ne tregjet e vendit, jane me qindra tregtare ambulante qe perdite shesin mallin e tyre te pakontrolluar. Madje, edhe vete tregtaret ne rast se i pyet se kush i kontrollon, ngrene supet dhe mjaftohen me pergjigjen: "Pa merak, se i ke te gjitha te fresketa!".

Tregtare te tjere qe kane blere nga nje dyqan dhe mendojne se kushtet i kane me te mira per te tregtuar, perseri duket se ky eshte vetem nje iluzion. Mbeturinat e nje dite me pare, apo edhe gjate dites, shpeshhere qendrojne para dyqaneve, duke te "kthyer mendjen" per te blere aty. Por e njejta situate eshte kudo dhe konsumatoret jane te detyruar qe ne nga keto tezga te qendrojne dhe te marrin ate cka eshte e nevojshme. Me e veshtire situata eshte bere per ata qe tregtojne produkte frigoriferike te tilla si mishi, peshku apo bulmeti. Kur kalon prane ketyre dyqaneve, nuk te ben me pershtypje papastertia dhe mbeturinat, por era e keqe qe vjen nga bulmeti, mishi i ndenjur dhe peshku. Vete tregtaret shprehen se shume here u eshte dashur qe mallin ta shesin nen vleren e blerjes apo edhe ta hedhin pasi per nje dite me vone askush nuk do te afrohet per te pyetur se sa kushton dhe jo me per te blere keto produkte. Realisht kjo eshte e vertete, jane te pakte ata konsumatore te cilet u afrohen ketyre dyqaneve, per vete faktit se siguria e ketyre ushqimeve eshte zero. Shume prej tyre nuk duan qe semundjen ta blejne me duart e tyre dhe me para. Nese dikush kalon per here te pare ne kete rruge, do te mbetej i kenaqur nga ajo qe shikon ne pjesen ballore, por nese vezhgimi do te ishte pak me i imtesishem atehere mendimi do te ishte tjeter. Por te pakten ky treg ka edhe nje pjese te bukur, me te cilen mund te genjejme syrin, por jo mendjen se aty me parate e tua nuk blen semundjen. Nderkohe qe edhe per banoret e zones ky treg eshte kthyer ne nje gangrene, pasi gjate dites duhet te perballen me zhurmat e pafundme, kurse gjate nates me eren e mbeturinave te hedhura nga tregtaret nje dite me pare. Vite me pare te banoje te sheshi "Avni Rustemi" ishte nje luks, sepse ishte edhe qendra e kryeqytetit, kurse tani ky ambient eshte bere i padurueshem dhe shpesh here edhe stresant.

Por, ne fakt e gjithe kjo panorame do te ishte krejt ndryshe nese ketu do te zbatohej plani francez per kryeqytetin. I parashikuar si nje zone me gjelberim me disa lulishte e parqe, sheshi "Avni Rustemi" do te kthehej keshtu ne nje nga zonat me te preferuara te Tiranes. Sipas ketij plani ne zonen e Pazarit te Vjeter, parashikohet ndertimi i nje qendre tregtare ne formen e nje godine shume-funksionale. Nderkohe, ne sheshin "Avni Rustemi" do te ruhej arkitektura, por do te behej edhe nje sistemim i lulishtes ne qender te sheshit, ne te dy anet e se ciles do te vendoset qendra e hapur tregtare. Projekti mund te zbatohet pa asnje pengese, madje duke i dhene frymemarrjen e munguar kesaj zone qe eshte mbytur nga plehrat dhe papastertite e nje tregu te sajuar jashte cdo lloj kushti higjenik. Mbetet te shpresojme se nje dite edhe kjo pjese e Tiranes do te jete ashtu si parashikohet ne projektet dhe studimet e arkitekteve franceze. Tashme banoreve zones perreth tregut do t'u duhet te presin edhe disa kohe qe te vendoset ne zbatim projekti i ri, ne menyre qe te kene mundesi qe mos te ndiejne me aromen e rende te produkteve te prishura apo edhe mizave qe tashme jane pjese e pandare e banesave te tyre.

Tregu i shtrenjte, "makijazhi" i sheshit "Avni Rustemi"

Pjesa ballore e Pazarit te Ri te ofron nje tjeter pamje, aty duket se gjithcka eshte ne rregull. Fruta dhe perime te vendosura bukur dhe ne menyre te sistemuar. Lloje te shumta te frutave ekzotike te cilat mund t'i gjesh vetem aty dhe cmime te "kripura". Kjo do te thote se bleresit jane te pakte dhe ne rastet e ceremonive. Nderkohe vete tregtaret tashme jane mesuar se si t'i ruajne dhe te kujdesen per to. Por edhe kushtet bashkia u ka dhene jane te mira. Ata nuk kane nevoje per sajesa me kuti kartoni apo kaucuku. Tavolinat e hekurit te mbuluara me tenda, jane ato qe te japin edhe pershtypjen se aty ekziston nje treg. Por vetem nese hedh veshtrimin pak metra me tutje zhgenjehesh. Ato qe shiten nuk jane te vendosura bukur, nuk jane fruta dhe perime te panjohura per shume nga shqiptaret. Vete tregtaret e pjeses se tregut "te vertete' shprehen se klientet e tyre i njohin sepse jane me "kokrra'. Sipas tyre, me te shumtet jane menaxheret e lokaleve dhe bareve me te mira ne kryeqytet, dhe shume pak jane kliente familjare. Kurse gjate stines se veres rritet edhe numri i klienteve dhe kryesisht nga dasmat dhe pasticerite. Por edhe per keta tregtare shitja e ketyre produkteve nuk eshte e lehte. Pluhuri i makinave u shkakton nje pune te dyfishte per vendosjen dhe zhvendosjen e frutave qe here pas here kerkojne pastrim. Po keshtu, edhe jetegjatesia e tyre ka sekretet e veta. "Fillimisht shume nga keto produkte si ananasi, arrat e kokosit na prisheshin dhe ne vete nuk i njihnim kur ato nuk ishin me te konsumueshme. Por, tani me kalimin e viteve ne jemi bere eksperte te kesaj pune, dime edhe si ti ruajme edhe si t'u "zgjasim jeten, edhe pse i mbajme ne keto kushte te veshtira, afer rruges", pohon Vjollca, tregtare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›