Gjinushi: Kjo opozite eshte "shume me e bute" sesa ish-opozita

Kreu socialdemokrat, Skender Gjinushi, komenton zerat brenda kampit te majte sa i takon menyres se si opozita parlamentare po e kryen misionin e saj. Ne gjykimin e tij perballe kesaj qeverisjeje, ajo cfare eshte bere deri me tani nga opozita eshte shume pak.
Z.Gjinushi ka zera, duket se po vlojne edhe brenda Kryesise dhe Asamblese se PS, se nuk po behet nje opozite e mirefillte nga e gjithe kasta opozitare, po behet opozite ne fakt?
Ne radhe te pare, vete fakti qe beni kete pyetje tregon qe opinioni publik dhe opinioni mediatik, qe jane opozitaret kryesore ne nje demokraci, e kane kuptuar qe cfaredo qe te thuash ndaj kesaj qeverie eshte pak, pra kane kuptuar qe kjo qeveri ka deshtuar ne te tera drejtimet. Ka zera per opozite te bute apo te forte, sepse te gjithe sot bashkohen me vleresimin qe ka bere PSD nje vit me pare, kur ishte rasti i zgjedhjes se Presidentit, qe zgjidhje per Shqiperine ishte largimi i qeverise se Berishes; qe shkak i krizes ishte qeverisja, se shkak i krizes qe kjo qeveri, prandaj cdo ndryshim tjeter, sic edhe ndodhi, do te ishte vetem me pasoja negative. Keshtu, heqja e Moisiut dhe lenia e Saliut rezultoi nje gabim fatal nje vit me pare dhe sot edhe ata qe trumbetonin qe duhej stabiliteti; edhe ato media qe i sherbenin nevojes per "stabilitet", e kane kuptuar qe me kete qeveri nuk mund te ecet me tej, prandaj dhe cdo qendrim tjeter e quajne qendrim te moderuar, e quajne qendrim te bute, e quajne qe tejkalohet edhe caku i nje opozite konstruktive. Ne, si PSD, ritheksojme vetem qendrimin tone.
Z.Gjinushi, mos ndoshta mungon nje tryeze opozitare, sepse edhe opozita vete nuk po e gjen veten ne kete proces?
Ne analizojme qendrimet tona, shoh me kenaqesi qe jane vertetuar qendrimet tona. Vjet ne kete kohe po te flisje keshtu per qeverine te quanin radikal, te quanin sikur nuk ishe vizionar politik, tani e kane kuptuar te gjithe qe miopia ka qene vjet nga te tjeret dhe jo nga PSD. Duhet kuptuar qe ka pasur nje moment ku opozita moderimin e saj, ose nje qendrim me te bute e justifikonte me marrjen e fteses per ne NATO dhe absolutisht qe opozita ka dhene nje kontribut, por nuk eshte ky i vetmi
Ne keto 4 vjet, si e shikoni ju rolin e opozites, ka ardhur duke u stepur ky rol, kur ne vitin e fundit te qeverisjes do te duhej te ishte edhe me i forte, edhe per shkak te asaj cka ndodhi ne Gerdec?
Nuk eshte se opozita nuk e ka kryer misionin e vet ne teresine e saj, gjithe kontrasti eshte ketu qe ne kemi qeverisjen me te keqe; me te deshtuar; me te inkriminuar dhe me te mberthyer me skandale dhe nga ana tjeter kemi nje opozite qe vazhdon te zbatoje ne teresi rregullat e lojes formalisht; kemi nje opinion publik qe rri shume urte para ketij realiteti, nderkohe qe jane pikerisht ata qe jane me te demtuarit nga kriza, p.sh., behet greva e minatoreve dhe gjen shume pak perkrahje nga opinioni publik; behet greva e urise ne Gerdec e perseri gjen shume pak perkrahje; ndodhin skandalet e armeve pas Gerdecit e perseri sheh nje opinion, qe i duket normale qe te vazhdoje te rrije Kryeminister nje njeri qe eshte implikuar ne trafik armesh. Pra, te gjitha keto bejne kontrast me ate realitet qe ka qene me pare, ku edhe per qeverisjet e majta, te cilat kane qene me te suksesshme, me te moderuara, me evituese te krizave, pra qe ne teresi kane pasur progres, ndodheshin perballe nje opozite qe sulmonte me koktej molotov. Pra, dallimi eshte ne te dy drejtimet: opozita eshte "shume me e bute" sesa ish-opozita dhe qeveria eshte shume me e diskretituar, me e falimentuar dhe me e deshtuar sesa qeverisjet e asaj kohe.
"Pas Gerdecit, opozita e tere opinioni publik shohin si teper absurd faktin qe vendi vazhdon te qeveriset nga Kryeministri me i paafte e me i inkriminuar. Paaftesia, inkriminimi jane argumente per ta larguar Kryeministrin brenda 24-oresh dhe nuk kane lidhje fare me respektimin e mandatit 4-vjecar", u shpreh dje kreu i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi.