E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat, Uidhers i shkruan Kongresit

TIRANE - Ambasadori i Shteteve te Bashkuara ne Tirane, Xhon Uidhers, i ka derguar nje leter-ftese per debat, kongresmenit amerikan, Henri Uoksman. Ne leter, ambasadori hedh poshte akuzat e kongresmenit, duke i cilesuar ato si te renda dhe te papranueshme: "Ne letren tuaj, te dates 23 qershor, drejtuar Sekretares se Shtetit, Kondoleza Rajs, ju beni nje sere akuzash, sipas te cilave, une dhe anetare te stafit tim kishim bere nje seri gabimesh te renda, lidhur me hetimet per veper penale ndaj kompanise AEY. Ju siguroj se te gjitha akuzat e leshuara jane te gabuara ne teresine e tyre", thekson Uidhers ne letren qe beri publike e perditshmja amerikane "Los Angeles Times".

Ambasadori denon faktin, sipas tij, se letra e kongresmenit, "iu dha gazetareve perpara se te mberrinte te Sekretarja Amerikane e Shtetit, te pala tjeter apo te mua: "Ndaj asnjeri nuk pati mundesi te pergjigjej perpara se keto akuza te renda te publikoheshin ne "New York Times", apo ne mediet e tjera kryesore", deklaron Uidhers.

Ne kete pike, ne letren e publikuar dje dhe qe mban daten 11 korrik 2008, ambasadori fton per debat, kongresmenin Uoksman: "Ne shenje respekti, do te deshiroja nje takim balle per balle me ju per te prezantuar historine e vertete te aktiviteteve te ambasades amerikane lidhur me kompanine AEY dhe per te hedhur poshte akuzat e leshuara ndaj reputacionit te nje kuadri te perkushtuar, qe sherben ne ambasaden amerikane ne Shqiperi".

Duke qene se eshte ne levizje, ambasadori ka kerkuar prej senatorit qe ai te kontaktoje me avokatin e tij Majkell Henen, per nje pergjigje te mundshme, nese Uoksman do ta pranoje ose jo ftesen per t'u ballafaquar.

Reagimi permes letres zyrtare, erdhi disa dite pasi Xhon Uidhers II, ambasador i SHBA ne Shqiperi, Kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve te Kongresit Amerikan, Henry Uoksmen, i dergoi nje leter Sekretares Amerikane te Shtetit, Kondoleza Rajs. Letra dhe deklarimet e senatorit, aludonin se ambasadori Uidhers ka ndihmuar ne mbulimin e origjines ilegale kineze te municionit nga Shqiperia, qe Pentagoni kishte blere per te furnizuar forcat afgane te sigurise. Pentagoni bleu municione per te furnizuar forcat afgane te sigurise, megjithese ligji amerikan ndalonte tregtine e armeve kineze. Ne lidhje me akuzen, menjehere pasi ajo u be publike, ambasadori Uidhers deklaroi se ishte ne dijeni te pretendimeve te paraqitura ne letren e 23 qershorit nga perfaqesuesi i Kongresit Henri Ueksmen drejtuar Sekretares se Shtetit, Kondoleza Rajs. Uidhers siguroi se "beson ne menyre te palekundshme qe nje shqyrtim i drejte i fakteve do te coje, ne fund, tek e verteta". Ai shtoi se "e perdor kete parim ne menyre te barabarte si ndaj vetes, ashtu edhe ndaj te tjereve, me dijeni absolute qe faktet mbi kete ceshtje, te paraqitura plotesisht, do te shperbejne cilindo dhe cdo pretendim te ngritur kunder tij, stafit te tij, apo qeverise se tij".

Ne lidhje me kete polemike, zedhenesi i Departamentit amerikan te Shtetit, Tom Kejsi, pranoi se eshte hapur hetimi per ambasadorin e Shteteve te Bashkuara ne Shqiperi, Xhon Uidhers i Dyte, pas permendjes se emrit te tij si i perfshire ne fshehjen e origjines kineze te fishekeve qe blinte ne Shqiperi, kompania amerikane AEY per t'i shitur ne Afganistan. Zedhenesi ka deklaruar se ekspertet e Departamentit te Shtetit jane urdheruar te punojne mbi akuzat e kryetarit te Dhomes se Perfaqesuesve, Henri Uaksman. Megjithate, Kejsi ka mbrojtur ambasadorin Uidhers i Dyte, si nje diplomat karriere per 24 vjet me radhe qe ka sherbyer ne shume vende te botes me dinjitet. Kejsi evidentoi se ambasada amerikane ka vepruar ne perputhje me ligjin dhe se nuk ka asnje dyshim qe te mendohet se perfundimi i hetimit do te jete ndryshe.

Edhe Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, kishte deklaruar para disa ditesh, se nuk ka asnje dijeni per perfshirjen e ambasadorit Uidhers ne kete afere.

Nderkaq, pas deshmive te mbremshme ne Kongres te kater zyrtareve te Pentagonit dhe te Departamentit te Shtetit, doli nje fakt i ri, ai, qe Ylli Pinari, ish-drejtor i shoqerise shteterore te tregtimit te armatimit dhe municionit "MEICO", ka qene nen vezhgimin e autoriteteve amerikane. Ish-drejtori Pinari eshte ne burg pa afat, pasi hetohet per tragjedine e Gerdecit. Efraim Diveroli, administrator i kompanise amerikane AEY e kontraktuar nga firma shteterore shqiptare "Meico" per eksport-importin e mallrave ushtarake", pritet te hetohet jo vetem nga drejtesia amerikane, por dhe ajo shqiptare.

Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, i ka derguar zyrtarisht nje kerkese Kongresit Amerikan per te marre ne pyetje Efraim Diverolin, drejtor i kompanise se shitblerjes se armatimit, AEY. Kerkesa erdhi si perpjekje per zbardhjen e ceshtjes "Gerdeci", pasi ka si piste hetimore dhe ate te nje tregtie ilegale te municioneve ushtarake nga punishtja e Gerdecit". Ndaj Diveroli do te merret ne pyetje mbi lidhjet qe ai kishte me kompanine shteterore "Meico", e cila funksionon si filial i Ministrise shqiptare te Mbrojtjes. Prokuroria e Pergjithshme po kryen hetime per zbardhjen e ngjarjes se ndodhur me 15 mars ne fshatin Gerdec, 18 kilometra larg Tiranes, ku nga shperthimi i municioneve, gjeten vdekjen 26 persona dhe u plagosen 300 te tjere, ndersa u shenuan deme afro 18 milione euro.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›