E Diel, 1 Nëntor 2026

Interneti, Shqipëria në epokën e mesjetësVllaznia e Shkodrës mund të quhet “kampione e Shqipërisë në internet”

Bledar KUKA-  “Sulmues: Bledar Devolli ... Daniel Xhafa (Xhafaj”. Ajo që quhet faqja zyrtare e Teutës së Durrësit në internet, “teuta.bravehost.com” ka mbetur pikësisht kaq prapa në pasqyrimin e ecurisë së skuadrës së njohur shqiptare. Aty gjen edhe Mehmet Dragushën apo ndonjë tjetër që nuk janë aspak në radhët e bregdetarëve. Një faqe që quhet jozyrtare nuk ekziston aspak, ndërsa nuk ke uebsajt tjetër që të shkruajë vetëm për Teutën.
Tirana
Tirana ka një faqe zyrtare, “kftirana.al”, por ajo ende nuk është e përfunduar (adresa nuk gjendet – address not found, të shkruan interneti kur e kërkon) dhe sekretari i klubit, Eduard Gjini, sot ka një takim me “Albania Onlajn” (Albania Online) pikërisht për uebsajtin zyrtar të bardhebluve. Të paktën, informacion për rekordmenët e titujve, superkupave dhe kalimeve të tureve në Europë gjen në dy faqe jo zyrtare, “sktirana.com” dhe “kftirana.info”.
Vllaznia
Vllaznia e Shkodrës mund të quhet “kampione e Shqipërisë në internet” pasi faqja e saj është zyrtare dhe mjaft e pajisur. Aty gjen presidencën me identitete dhe foto, drejtuesit teknikë të skuadrës, zyrtarë të klubit gjithashtu me foto, lajmet e fundit deri ditën e dielë (4 janar), skuadrën me identitete dhe foto, skuadrën e të rinjve 2007-2008, skuadrën e paratërinjve (U17) po të sezonit paraardhës, albumin fotografik dhe natyrisht forumin.
Historia jepet shkurt, por jepet, ashtu siç është përkujdesi për të vendosur në faqe sponsorët, posterët, trofetë, flamuri, informacion për qytetin (nëpërmjet linqeve), partnerët (po nëpërmjet linqeve), tifozët (dy faqe link) si dhe bluzat zyrtare të ekipit. Mungesa e vetme është ajo e javës së fundit të kampionatit, të 17-ës si në rezultate ashtu edhe në tabelë, ndoshta për të mos e hidhëruar periudhën festive me humbjen 0-1 ndaj Dinamos në “Loro Boriçi”.
Flamurtari
Flamurtari është një klub krenar i një qyteti po kaq krenar si Vlora dhe faqja e tij në internet, “skflamurtari.com” ka jo pak larmi. Lajme, forum, historik (bashkë me shumësportëshin), statistika historike si dhe skuadrën aktuale. Edhe freskia e lajmeve nuk është keq, duke pasur parasysh nivelin e përgjithshëm në vend, i fundit njoftim është i datës 5 janar 2009.
Partizani
Ajo e Partizanit është një faqe e pashme, ndërtuar bukur e thjeshtë, ndonëse jo shumë e freskuar dhe tek lajmet mbetemi tek humbja 0-1 në shtëpi me Apoloninë më 28 shtator 2008, renditja është deri pas javës së tretë. Ka një përpjekje për pasqyrimin e ekipeve të moshave dhe të akademisë, por të lënë në tentativë pasi përbërjet e skuadrave nga U19 deri më poshtë nuk janë në faqe. Sidoqoftë, faqja të jep një kronologji të mirë të historisë së kuqe, por jo të dhënat statistikore. Partizani ka një faqe jo zyrtare, “partizani.net” në gjuhën shqipe dhe angleze.
Apolonia
Për Apoloninë e Fierit ka një uebsajt që quhet “kfapoloniafier.ëordpress.com”. Pavarësisht se është shumë e thjeshtë, të paktën në të gjen skuadrën aktuale, ku emri i trajnerit është ai i sakti, Esad Karishiç dhe jo ish-trajneri Gerti Haxhiu si dhe jepen rezultatet deri tek i fundit. Madje, klubi myzeqar gëzon edhe pasjen e një faqeje jo zyrtare në “freeëebs.com”.
Elbasani
Elbasani është mjaft më mirë në faqen “kfelbasani.com”, por që duket se është faqe tifozësh dhe jo zyrtare e klubit. Jo më kot, në krye të saj, aty ku janë vendosur fotot e dy skuadrave kampione të 1984-ës dhe 2006-ës, ndodhet edhe stema e grupimit të tifozëve “Tigrat Verdheblu” me shkrimin “Elbasani Ultras”. Sidoqoftë, lajmet dje ishin deri të datës 5 janar, me foton e prezantimit të Nevil Dedes si lojtar verdheblu. Faqe tjetër në internet për Elbasanin nuk gjen.
Shkumbini
Shkumbini mund të jetë përfaqësues i një qyteti të vogël si Peqini, por të paktën ka një faqe interneti që mund të quhet zyrtare “ksshkumbini.com” e cila është e pajisur me lajme që mbajnë ritmin kohor. I fundmi që gjendet është shkrimi i kolegut Halluli tek “Sporti Shqiptar”, nxjerrë në faqe më datën 5 janar, pra pardje. Pavarësisht se nuk gjen përbërjen e skuadrës, të shtabit teknik dhe zyrtarët e klubit (bashkë me sponsorin Ismaili), të paktën ekziston forumi, fotoalbumi dhe sondazhet.
Të tjerë
Për Besën e Kavajës informacionin e gjen të përfshirë në faqen “kavajaonline.com” ku statistikat të shpien deri më 15 shtator 2008 dhe albumi fotografik deri më 16 korrik 2008. Nuk ka faqe tjetër për futbollin kavajas, kurse as nuk mund të gjesh një faqe për Bylisin e Ballshit, skuadrën tjetër të Kategorisë Superiore. Lushnja është futur në botën e internetit me një faqe, “kslushnja.com” ku lajmet vërtet ngecin deri më 10 dhjetor 2008 dhe rezultatet e renditja deri në javën e 15-të (13 dhjetor 2008), por ekziston përkujdesi që të jepen edhe rezultatet e ekipeve U19 dhe U17 si dhe formacionet e ekipeve lushnjarë në këto ndeshje

http://kfapoloniafier.wordpress.com/
linku apolonia

http://www.skflamurtari.com/flotakuqezi/
linku flamurtari

http://kfelbasani.com/
linku elbasani

http://www.kslushnja.webs.com/
linku lushnja

http://www.fkpartizani.al/
link Partizani

E Merkure, 07 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›