Bici dorëhiqet nga Lushnja dhe emërohet drejtor i sporteve në MTKRS
Tiranë - Vasil Bici ka dhënë dorëheqjen nga skuadra e Lushnjës duke u emëruar drejtor i sporteve në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Në 17 javët e para të kampionatit skuadra e Lushnjës renditet në vendin e fundit të tabelës së klasifikimit me 13 pikë, aq sa ka edhe Partizani.
Lezhjani ishte tekniku i dytë që drejtonte Lushnjen në këtë sezon, pas dorëheqjes së Sajmir Malkos. Në postin e drejtorit të sporteve në MTKRS, Bici zëvendëson Violeta Shqevin, e cila u shkarkua pas skandalit të ndodhur në Asamblenë e Federatës Shqiptare të Mundjes.