E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karrocieri i qëndron besnik skuadrës së Palermos

Palermo - Futbollisti i skuadrës së Palermos në Serinë A, Moris Karrocieri, mohon çdo lloj kalimi të mundshëm të tij tek kuqezinjtë e Milanit. Futbollisti i qëndron edhe një herë besnik skuadrës me të cilën aktivizohet aktualisht.

Menaxherit i lojtarit, Klaudio Vigoreli, në një intervistë për calciomercato deklaron se lojtari do të qëndrojë në Siçili për një kohë të gjatë.

“Karrocieri do të qëndrojë tek skuadra e Palermos, dhe për interesimin e Milanit mund të themi që ai mbaron këtu”.

Para disa kohësh, në emisionin e njohur Studio Sport, vetë Moris Kamoranezi është shprehur se ndjehet mirë për zërat që flasin për një interesim të Milanit, pasi është një skuadër e madhe, por edhe Palermo është e tillë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›