Eboue pohon interesimin e skuadrës së Interit
Londër - Futbollisti i Arsenalit, Emanuel Eboue, pohon zërat e fundit për një interesim të skuadrës italiane të Interit. Në mediat italiane përflitet se milanezët dëshirojnë të sjellin në “San Siro” futbollistin e Arsenalit. Vetë Eboue deklaron në një intervistë të fundit se ka një interesim nga zikaltërit, por thekson se ai ndjehet mjaft mirë tek “topçinjtë".
Për mikrofonët e Sky Sport ai shprehet: “Po është e vërtetë që kam patur kontakte nga skuadra e Interit, por jam shumë i kënaqur për momentin këtu tek Arsenali. Jemi duke punuar për të arritur në nivelet e vitit 2006. Për Interin mund të them që është një klub i madh, por për veten time nuk kam vendosur asgjë. Lë të shohim dhe të vendosim në të ardhmen”.