Dinamo stervitje dhe merkato, turi i trete shihet i arritshem
Dinamo vazhdon pergatitjet dhe ne kampin donamovit, ndryshe nga ekipet e tjera pjesemarrese, aktualisht ka nje entuziazem me te theksuar. Presidenca dinamovite e ka cilesuar shortin favorizues. Dinamovitet jane perforcuar me disa lojtare cilesore dhe do te kerkohet kualifikimi ne turin e pare me Lahtin e Findlandes. Ne rast kualifikimi ne turin e dyte, blute kane mesuar edhe emrin e kundershtarit tjeter, qe eshte Nova Goricen. Kjo e fundit njihet nga trajneri Muca, kur u perball me Tiranen, tre vite me pare. Lahti eshte nje skuader pa pervoje dhe e panjohur ne Shqiperi. Kjo skuader dihet se nuk ka te njejtin ecuri si nje vit me pare, cka perben epersi te theksuar per kete skuader. Keto tregues jane cilesuar te mjaftueshem nga dinamovitet, nderkohe qe trajneri Shkelqim Muca eshte shprehur se forca e skuadres finlandeze do te shihet vetem ne fushe dhe sipas tij eshte heret per te dhene vleresime. Dinamo do te vezhgoje disa ndeshje te fundit te Lahtit, nderkohe qe ndeshja e pare do te luhet me 2 korrik ne fushen e Lahtit. "Nuk kemi shume kohe ne dispozicion, - theksoi Muca. "Do te kerkojme kualifikimin ne turin tjeter. Nuk mund te flasim per kundershtarin, por shanset i kemi qe te arrijme nje sukses", - shprehet Muca. Dinamo vazhdon pergatitjet ne kryeqytet, me dy seanca stervitore ne dite. Synimi i kryeqytetasve eshte qe te kalojne patjeter njerin tur.
Merkato
Dinamo eshte ekipi qe ka vepruar me fuqishem ne merkato. Pervec kontingjentit qe mbylli sezonin e fundit Dinamo ka afruar disa lojtare te tjere cilesore nga Elbasani dhe Apolonia, duke qene ekipi me i kompletuar per momentin.
Merkato
Dinamo eshte ekipi qe ka vepruar me fuqishem ne merkato. Pervec kontingjentit qe mbylli sezonin e fundit Dinamo ka afruar disa lojtare te tjere cilesore nga Elbasani dhe Apolonia, duke qene ekipi me i kompletuar per momentin.