E Diel, 1 Nëntor 2026

Trimfi mbi Muret

Krahas te tjerash, ne fushaten e tanishme zgjedhore bie ne sy edhe perdorimi i frazave te tilla, si " ne qe rrezuam Murin e Berlinit ne Shqiperi" " te shembim muret e krimit, te korrupsionit, te varferise, muret e ndarjes" etj. Apo dhe referimi ndaj tunelit te famshem te Kalimashit qe me vlerat e tij unikale si nje kryeveper e artit te teknikes, simbolizon edhe shembjen e mureve ekzistues ndares ( jo thjesht infrastrukturore) Shqiperi - Kosove - Rajon e me gjere. Tani, kur jemi ne vigjilje te 20 vjetorit te shembjes se Murit te Berlinit, keto referenca e kapercejne simboliken zgjedhore; ato mundesojne gjithashtu nje reflektim me te gjere ndaj historikut dhe sindromes se Murit; sidomos kur vjen fjala per ndryshimin rrenjesor qe ka pesuar kuptimi dhe ngarkesa emocionale e kesaj fjale; " Muri" tashme eshte kthyer ne nje logos monumental, simbol i triumfit te njeriut, lirise dhe demokracise mbi cdo lloj muri, sado i gjate, i larte dhe i shtrire ne kohe qe te jete.

- Mure Mbrojtes

Ne fakt, Muret deri ne shekullin e kaluar kane patur kuptim pozitiv. Ato lidheshin me mbrojtjen e vendit, konakut, shtepise, dhe te qyteterimeve te ndryshme nga keqberesit, vandalet, hordhite, pushtuesit, kontrollin doganor, etj. Kane hyre ne histori per famen e tyre Muret e Babilonise, te Trojes, por dhe Muret e Krujes, te keshtjellave e kullave tona, etj. Muri i Madh Kinez, mbetet nje nder mrekullite me te medha te botes qe te mahnit me bukurine dhe madheshtine e tij. Qellimi i tij ishte kryesisht mbrojtja e dinastive te suksesshme kineze nga sulmet e Xiongmineve, pa patur kurrfare synimi shtypjeje, izolimi e dhune ndaj shtetasve te vet. Gjithashtu ai ka kontribuar edhe per ta mbajtur te bashkuar Kinen. Ndaj ai mbetet nje vend magjepses pelegrinazhi per te gjithe. Nje Mur gjigant edhe pse quhet "Gardh", me gjatesi 2500 km ndodhet ne Australi i ndertuar ne vitin 1907. Edhe ai ishte paqesor dhe synonte te mbronte vendin nga rreziku i insekteve dhe lepujve qe kerconin drithin. Per shume banore indigjene, ai sherbeu edhe si pike referimi gjate arratise nga qelite dhe vendet ku keqtrajtoheshin te izoluar, sic paraqitet edhe ne vepra te njohura.

"Bolshevizimi" i Mureve

Muri ka filluar te marre ngarkese negative pas ardhjes se Bolshevikeve ne pushtet. Me 1918, familja e Romanoveve u pushkatua para Murit te shtepise me urdhrin e Leninit. Ne njerin prej debateve me Mensheviket, kur ata "i luten per te zhvilluar dialog", ai u pergjigjet cinikisht: "Ndersa une u lutem te na lejoni t'iu pushkatojme tek Muri"!!! Shkrimtari i njohur Jean Paul Sarter ka nje novele te titulluar "Muri", e cila merr shkas nga pushkatimi i rebeleve dhe antifkonformisteve para murit. Gjithsesi, misherimi i vertete i filozofise dhe praktikave te kriminale te ndarjeve te te gjithe llojeve, te izolimit, bunkerizimit total te jetes dhe prirjeve anti-integruese u be Muri i Berlinit. Eshte folur e do te flitet shume per qellimet dhe pasojat e atij Muri mbi 100 km te gjate e me 4 breza vdekjeprurese. Dihen tashme nismat dhe strategjite e shumta anti-mur, duke nisur me Ostpolitiken e famshme, per te ardhur deri te Solidarnosi, 27 Qershori i Budapestit, Pranvera e Prages dhe 9 Nentorin 1989, kur bashke me Murin e Berlinit rane perfundimisht edhe sistemet totalitare komuniste.

Shqiperia mbi Mure

Muri i Berlinit ne Tirane u shemb nje vit me vonese. Pasi aty diktatura ishte dhe me e eger, izolimi me i madh. "Ai Mur shtrihej ne gjithe siperfaqen e Shqiperise duke pushtuar cdo qelize te trurit, shpirtit dhe mendimit te njeriut. Por, ai Mur gjigant ndares nga bota mbeshtetej e rrethohej me qindra mijera bunkere, duke e bere Shqiperine komuniste vertet nje rast "sui generis". Por, sic deshmuan ngjarjet e mevonshme, Muret e ketij lloji dhe bunkeret, sado te fuqishem e te sofistikuar te jene kane vetem nje fund te turpshem, bashke me ata qe i ideojne dhe ndertojne. Shqiperia ne keto 20 vitet e fundit iu bashkengjit dhe sivjet u anetaresua ne Aleancen Euro-Atlantike; ajo eshte tashme aplikante per anetaresim ne BE; krahas te tjerash, me bashkejetesen shembullore te tre feve kryesore, ajo kontribuon edhe ne shembjen e mureve fetare e kulturore dhe forcimin e Aleances se Qyteterimeve; kesisoj, ajo ndodhet ne nje pozicion shume me te volitshem, per te vijuar procesin e vazhdueshem te shembjes se mureve te tjere qe ende ekzistojne apo dhe qe tentojne te ngrihen - mure ideologjike, politike, ekonomike, arsimore, kulturore, kufijsh, vizash, etj. Bashkesia nderkombetare i vlereson dhe inkurajon keto kontribute me vlera qe i kapercejne kufijte kombetare dhe rajonale. Rasti i Shqiperise konfirmon pervojen e vyer te 60 viteve te fundit se ekzistenca e mureve te cdo lloji eshte e rreme dhe e perkohshme; ndersa suksesi i urave bashkuese, integrimit dhe partneritetit eshte i sigurt dhe i perhershem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›