E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis ceremonia e përurimit të rrugës "Durrës-Kukës"

Ka nisur ceremonia për inagurimin e njërit aks të rrugës Durrës- Kukës.
Vepra gjigande, e cila rreth 2 javë më parë finalizoi kalimin e njërit prej tuneleve me gjatësi 5.6 km, sot realizon kalueshmërinë e automjeteve në njërin kah të saj. Në inagurimin e autostradës që lidh qendrën e Shqipërisë me veriun duke shkurtuar një distancë mbi 100 km, do të jetë i pranishëm kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha si dhe kryeministri i Turqisë Rexhep Taip Erdogan. Ceremonia ka nisur me një koncert ku po këndojnë këngëtarët më të njohur të muzikës shqiptare. Më pas dy kyreministrat do të bëjnë disa metra rrugë në këmbë dhe më pas do të presin shiritin e përurimit. Autostrada Rrëshen - Kalimash lidh qendrën e Shqipërisë me veriun dhe ajo hap një derë të madhe komunikimi me Kosovën dhe rajonin.
Në këtë rrugë janë ndërtuar 29 ura gjigande, të cilat shtrihen përgjatë gjithë aksit Rrëshen - Thirrë. Ato përbëjnë në total një gjatësi prej 4.3 km rrugë. Ndërtimi i autostradës Rrëshen- Kalimash pritet të sjellë një zhvillim të madh pas përfundimit. Ajo ka pasur nëj impakt jo të vogël në ekonominë vendase edhe gjatë ndërtimit të saj. Pas përfundimit, kjo vepër madhore do të lidhë me një distancë jashtëzakonisht të afërt, bregun e Adriatikut me kufirin me Kosovën. Ajo do të jetë një segment i rëndësishëm i transportit rrugor kombëtar në Shqipëri. Ndërtimi i autostradës është veçanërisht i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, sepse lidh tregjet e Europës Juglindore me rrugët kryesore ndërkomëtare detare, nëpërmjet portit më të madh të vendit, atij në Durrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›