E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushata, Lesi: PDK, politikë të re për fshatin

Kreu i LDK-së Nikoll Lesi, ka vijuar turin e tij elektoral në qarkun e Lezhës. Gjatë takimeve të zhvilluara Lesi e ka vënë theksin tek prurja e një politike të re për fshatin pas zgjedhjeve. 

LEZHE- Nga bregu i Matit në Lezhë, Nikoll Lesi kryetari i Lidhjes Demokristiane Shqiptare deklaroi se do të kërkojë një politikë të re në favor të bujqësisë, duke përdorur investime dhe dhënien e kreidisë pa interes për 30 vjet për të zhvilluar fshatin. “Sapo të jem në parlament do të kërkoj senancë pyetjesh me kryeministrin e qeverisë së re për një politikë të re për bujqësinë dhe fshatin pa një fshat të zhvilluar nuk ka ekonomi në përgjithsi”- theksoi Lesi. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›