Dinamo, streha e trajnerëve të huajDinamo është skuadra shqiptare që ka pasur më shumë trajnerë të huaj në drejtimin e saj: shtatë të tillë, nga tre kombësi të ndryshme, rumune (1), argjentinase (3) dhe kroate (3).

Dinamo është skuadra shqiptare që ka pasur më shumë trajnerë të huaj në drejtimin e saj: shtatë të tillë, nga tre kombësi të ndryshme, rumune (1), argjentinase (3) dhe kroate (3).
I pari që i huaj që drejtoi te 17-herë kampionët e Shqipërisë ishte rumuni Aurel Cikleanu, një trajner me përvojë shumë të madhe në drejtim, por që rezistoi te Dinamo vetëm 7 muaj. Mbërriti në stolin blu, më 30 nëntor të vitit 2002. Gjithsesi, Cikleanu ia doli të fitonte Kupën në sezonin 2002-2003.
I dyti, kroati Luka Bonaçiç do të mbetet në historinë e futbollit shqiptar si “diktatori” i rrëzuar brenda një jave, kur Dinamo barazoi me Lushnjën 2-2 në sezonin 2005-2006, pikërisht më 29 gusht 2005.
I treti, kroati Ivan Kataliniç. Nuk arriti të mbijetonte te Dinamo në sezonin 2005-2006. “Ivani i tmerrshëm” e nisi karrierën shqiptare me një ndeshje kundër Partizanit dhe u shkarkua si trajner i Dinamos, më 29 janar 2006, menjëherë pas humbjes 1-0 me të kuqtë në javën e 21-të të sezonit 2005-2006. E mori stolin nga Vasil Bici, më 13 nëntor 2005 dhe ia dorëzoi po Bicit, më 29 janar 2006.
I katërti, argjentinasiPedro Pablo Paskuli erdhi me shumë bujë, më 15 janar 2005 në vend të “legjendës dinamovite” Farruk Sejdinit, por rezistoi vetëm dy muaj, pasi në mars të po këtij vitit i la vendin Agim Canajt.
I pesti, argjentinasiRamon Kabrero, një emër i madh i trajningut në atdheun e Maradonës, kampion aktual në Argjentinë me Lanus, u përzgjodh nga presidenti Sulaj pas eksperiencave të dështuara me argjentinasin tjetër Paskuli. Kabrero drejtoi Dinamon 15 ditë, por në dy ndeshje në Kupën Intertoto 2006.
I gjashti ishte po një argjentinas, Marcelo Havier Zuleta (ne foto), i cili ka vendosur edhe një rekord absolut te Dinamo, pasi drejtoi skuadrën vetëm në një ndeshje ndërkombëtare të vlefshme për Ligën e Kampioneve, në humbjen 2-0 kundër Modricës në “Qemal Stafa”. Zuleta i mori vendin e punës Ilir Dajës, më 30 qershor 2008, por ia bëri dhuratë Zlatko Daliçit, më 28 korrik 2008.
I shtati nuk është askush tjetër, por kroati Zlatko Daliç. Vetëm 19 javë nën drejtimin e bluve, por i larguar nga Shqipëria me një trofe të “vockël” si Superkupa e Shqipërisë, kur Dinamo e drejtuar prej tij fitoi 2-0 me Vllazninë.
Te gjitha lëvizjet e trajnerëve të Dinamos nga viti 2002 e deri më sot
5 shkurt 2009:
Zllatko Daliç jep dorëheqjen nga Dinamo
28 korrik 2008:
Zllatko Daliç në vend të Marselo Havier Zuletës
30 qershor 2008:
Marselo Havier Zuleta në vend të Ilir Dajës
23 shkurt 2008:
Ilir Daja në vend të Agim Canajt
verë 2007: Agim Canaj në vend të Redi Jupit
25 tetor 2006:
Redi Jupi në vend të Farruk Sejdinit
verë 2006:
Farruk Sejdini në vend të Vasil Bicit
27 mars 2006:
Vasil Bici në vend të Sulejman Demollarit
14 mars 2006:
Sulejman Demollari në vend të Vasil Bicit
15 shkurt 2006:
Vasil Bici në vend të Luka Bonaçiçit
29 janar 2006:
Luka Bonaçiç në vend të Ivan Kataliniçit
13 nëntor 2005:
Ivan Kataliniç në vend të Vasil Bicit
29 gusht 2005:
Vasil Bici në vend të Luka Bonaçiçit
verë 2005:
Luka Bonaçiç
mars 2005:
Agim Canaj në vend të Pedro Pablo Paskulit
15 janar 2005:
Pedro Pablo Paskuli në vend të Farruk Sejdinit
verë 2004:
Farruk Sejdini
20 shkurt 2004:
Vasil Bici në vend të Sulejman Demollarit
4 tetor 2003:
Sulejman Demollari në vend të Andrea Markos
verë 2003:
Andrea Marko
8 maj 2003:
Edmond Zhupa në vend të Aurel Cikleanut
30 nëntor 2002: Aurel Cikleanu në vend të Farruk Sejdinit
verë 2002:
Farruk Sejdini
(Statistikat e lëvizjeve të trajnerëve nga gazetari i njohur sportiv Bledar Kuka)
E Enjte, 05 Shkurt 2009