E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo tani ne dore te Dajes

Jeton Selimi
Eshte prezantuar dje, ne oren 11:00, trajneri i ri i Dinamos, Ilir Daja. Ne prezantimin e tij nuk ka marre pjese presidenti Besnik Sulaj, qe, me sa duket, vazhdon te mbeshtese idene e trajnerit te huaj per skuadren. Megjithate, ajo qe ka rendesi eshte se trajneri qe para dy vjetesh shpalli Elbasanin kampion, ka ne dore celesat e kryesuesve te kampionatit aktual.
Ilir Daja ka trasheguar skuadren me probleme qe la Agim Canaj (versioni i presidentit Sulaj) dhe ka premtuar se do te beje me te miren per ta shpallur Dinamon kampione. Natyrisht, kur kete e thote nje qe e di mire se c'do te thote te perfundosh ne krye, duhet t'i besosh. "Kam ardhur te Dinamo per te konkretizuar objektivat e Dinamos, pra te dalim kampione", kane qene fjalet e trajnerit dinamovit, Ilir Daja. Me sa duket, zyra e akademise blu nuk i rrinte edhe aq komode Dajes, qe shpejt vendose te riveshe tutat e te nise punen ne terren. Ne fjalet e para thene skuadres blu, Daja ka theksuar se duhet nje bashkepunim i mire per te salduar objektivat ne fund te vitit. "Ne do te perpiqemi te bejme punen me te mire dhe do te ndihmojme reciprokisht njeri-tjetrin, sepse, pa te tilla marredhenie, nuk mund te arrijme objektivat e fundvitit", theksoi nder te tjera trajneri i sapoemeruar, Ilir Daja.
Por, nga ana tjeter, nuk kane munguar edhe surprizat. Ndersa Daja bente prezantimin e tij, eshte vene re mungesa e presidentit Besnik Sulaj, qe, me sa duket, ende nuk e ka kaperdire inatin qe mbart me skuadren, pas humbjes ne loje e ne rezultat ndaj Partizanit. I vetmi drejtues i larte ka qene administratori Ismet Saliaj, qe ka kerkuar te mbushe disi boshllekun e lene nga presidenti. Zhvillimet e fundit ne kampin blu kane qene te shpejta. Per 48 ore kryesuesit e tabeles kane ndryshuar pozitat e tyre, duke qene tashme nje pre me e lehte per ndjekesit. Ndeshja e radhes me Shkumbinin, edhe pse duket e lehte ne leter, do te jete shume e veshtire, pasi Dinamo eshte e renduar psikologjikisht. Daja ka vertet shume pune per te rikthyer ne ekip shpirtin luftarak te fazes se dyte te kampionatit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›