"Kupa shpirterore midis poetit dhe filozofit"
Intervistoi: Valbona Zunce, gazetare
Interviste me poetin e filozofin Plloshtani
Cfare perfaqeson kultura sipas jush?
Kultura eshte norma me thelbesore qe e mban aktiv nje popull te vetedijshem.
Festivalet kulturore kane nje norme te caktuar qe i japin tjeter karakter vizionit
te nje shoqerie, ne radhe te pare pasuron artin, dhe shkences i jep nje stad me
te pershtatshem intelektual. Fuqia e nje shoqerie, qendron pikerisht ne mbajtjen
aktive te takimeve poetike, tryezave letrare dhe akademive shkencore, te gjitha
keto e ushqejne kulturen. Shtrirja e kultures ne hapesirat e kohes moderne, kur
vepron nje shoqeri progresive, gjithnje ka per thelb veshtrimin e krijimit te nje
ure te perbashket, ku secili synim me sekret i mundshem i tyre mund te behet nje
ves mbi te bukuren, duke e shperndare ne kapitujt me gjitheperfshires te artit dhe
shkences. Kultura perfaqeson diplomacine e nje populli!
Cfare fshihet pas njeriut tend?
Lotet e njeriut tim jane shi. Kane ngjyren e vjeshtes se vonshme. Brenda eshte e
terhequr nje diagonale me drurin e gjethit te kuqerremte. Pamja e tij eshte
melankolike dhe me plot vezullime qe t'i merr syte. Ne, njerezit e thjeshte jemi
te cuditshem, bredhjet na sjellin qetesi brenda paqes shpirterore. Udhetimet, jo
se me akordojne drejt nje relativiteti, por me japin ate qe une nuk e gjej ne
momente te pazakonta! Thjesht, i largohem absurditetit Merso, por ne anen tjeter i
afrohem Kamyse! Henen e mbaj ne dore, e dua nga ndricimi blu, pavaresisht qe me
ftoh nje pjese te lekures. Kur udhetoj, ate e takoj shpesh ne meditimet e mia me
filozofine! Dikur, poezia me jepte nje nur, qe dukej si ndricim prej nje monedheje
aristokrate, sot poezia me kthjellon drejt orientimit per te filozofuar. Sa
ndryshime perfaqeson qenia e njeriut! Kotet pas nje dashurie, pastaj udheton pas
nje relacioni magjepes, takon njeriun qe ngadhenjen mbi boten, te gjitha keto
ndryshime e perbejne
njeriun! Pastaj une kam nje nostalgji te pavdekshme pas dhjetorit te vonshem,
vecanerisht kur bora eshte teper intime me njeriun tim. Para se gjithash, une kam
deklaruar per vetveten se njeriu im shquhet per nje turist i shpirtit. bora ka nje
aftesi te vazhdueshme, qe mua mendimet m'i rremben si nje krize kapitaliste.
Besome, ketu do te mundesh te hysh tek vetja jote, dhe do te gjesh ate pjesen me te
komplikuar, -vetveten misterioze. . .
Kupa shpirterore midis poetit apo filozofit?
Kupa shpirterore midis poetit apo filozofit, nga trajtimi im duket nje peizazh si
ne polin e veriut! Do te preferoja, mes botes se poetit apo filozofit te zgjedh
dashurine! Dashurine e kuptoj si nje udhetim qe s'ka udhe! Si nje koncept qe mund
te jete ne vakum, dhe qe s'mund te duroje vakumin! Para se te ul perden, desha te
te them se hena eshte shume ndryshe nga ajo qe ne mund ta ndiejme dhe shohim. . .
Jeta ka nje shikim te rrejshem, por te vetmes qe s'duhet t'i hakmerremi! Kupa
shpirterore e poetit me gersheton udhe te mbare mendimeve tua, ndersa ajo e
filozofit me forcen te mbroj sentencat dhe aktet filozofike! Kupa shpirterore me
vellimin e poetit dhe filozofit, njeriun e shnderrojne drejt gjenise.
C'mund te na thoni mbi nocionin e gjeniut?
Gjeniu eshte i pajisur me nje mendje qe vazhdimisht gjerat ose objektet i shquan
me ane te intelektit, dhe gjithmone te shkeputur nga vullneti. I shkeputur nga
vullneti, mbase traktatin e intelektit e ka te zhvilluar shume here krahas
pushtetit te vullnetit, dhe sigurisht organizmi i tij eshte ne nje epersi
energjike goxha te larte. Njohja eshte nocioni qe e kultivon boten e madhe te
gjeniut, dhe pikerisht kjo njohje eshte tejkalimi i mendjes ne formen e gjeniut.
Ai mediton ne formen me te larte mendore, dhe po kjo forme e larte mendore shquan
njohjen si ligj me i larte i natyres. C'eshte me e rendesishme tek gjeniu, ai kap
nje bote te madhe, dhe e shquan shume qarte ekzistencen e botes ne pergjithesi dhe
e veren me cilter se kushdo qofte tjeter. Ai nuk mund te jete i varur asesi nga
pushteti i vullnetit, dhe nuk mund te jetoje ose te mendoje normal, mbase ka te
prirur shume qarte intelektin, dhe nepermjet ketij intelekti ai mund te shohe
gjerat me objektive dhe me urtesisht.
Nje moment me muzen apo artin tend?
Cdo moment me artin e inteligjences eshte shume i cmuar! Heshtja dhe miresia jote
jane te punuar me nje gdhendje hyjnore, me material te cmuar, qe ngado ta
rrotullosh te jep drite. Ti ke tjeter pamje, nga ato te bukurat, te shoqeruara me
nje nur qe te gjithe i ben per vete. Shpejtesite e zerave tane kane nje mrekulli,
qe rrotullon mendimin per nje jete me art. Endrrat e mia jane te dukshme, nuk jane
prej atyre episodeve te shoqeruara me pasivitet, brenda kane ethin e normes per
nje drejtesi filozofike. Me beso, une jam nje lundertar teper melankolik, qe
poezine e shkruaj shume vone me monologun e shpirtit, atehere kur njerezit jane ne
episodet e paharruara te gjumit, dhe kur hena eshte teper intime ne qiellin tim.
Ketu, une mund te shoh me mire se cdo kush tjeter ate pjesen tjeter, gati
misterioze te vetes sime. Megjithate, vetem ti mund te me kuptosh nje fije te
erret mendimi, qe une jam nje femije gjeni, ne muzike dhe poezi, ndersa ne
filozofi nje dishepull moralist!
Momentet e poetit me shiun?
Kur bie shi?! Te kam thene ty se cfare bej!? -Nje topth me shi te
mbushur ngjyre drite e vjedh nga qielli dhe veten e fus brenda ne kete
topth! Shpejtesia e renies se ketij topthi ne toke, mua nuk m'i merr
mendte per cudi! Por, eshte interesante, ne ato caste, syte e tu blu
mund t'i kujtoj me ate drejtesine e Kafkes apo Kamyse! Por, gjithnje
ndryshe nga absurditeti! Kjo eshte e vertete hyjnore, kete s'e ka bere
askush, madje dhe s'ka mundur askush ta kujtoje ne mendjet e tyre te
brishta!
Ne plejaden e te menduarit keni shpikur pohimin: "Gjithcka qe leviz dhe jeton"! Si
ndodhi?
Po! Marr fryme, dhe prandaj jeta ime leviz. Po nese nuk marr fryme, atehere jeta
ime nuk ka se si te levize. Prej ketu del ne drite pohimi: "Gjithcka qe leviz dhe
jeton".
A mund te besosh dhe te mos e dish arsyen?!
Te besosh, dhe te mos e dish arsyen?! Atehere kjo do te thote qe njeriu bie
komplet fare ne contradictio in adjecto, apo ne vetevrasje me gjithe filozofet
brenda gjykates se larte te mendimeve te thella! Une e besoj librin "Siddharta" se
eshte shkruar nga mendja e Hermann Hesse, dhe prej ketu formoj nje arsye te
besimit. Meqe une e shoh kete liber, ndaj dhe patjeter do e bind veten qe ta
besoj, dhe nderkohe ta di arsyen se perse e besoj. Ne qofte se nuk besoj, atehere
sigurisht qe nuk e di arsyen. Fillimisht do te duhej qe ta mesoj te fshehten e
besimit, dhe pastaj qe ta di arsyen. Te besosh dhe te mos e dish qellimin eshte
nje hije qe t'i erreson syte papritur. . . Arsyetimi eshte veprimi i kohes, dhe cdo
veprim mund te arsyetohet. Nga kjo del se edhe mund te besosh, po dhe mund te
arsyetosh, se m'u atehere kur arrin te besosh ke arritur te dish arsyen.
Perse fshihet Zoti?
Njeriu me shkoqur mund te mendoje per fshehtesine, dhe me mire hulumton mbi ligjet
e Zotit. Nese njeriu do te shihte Zotin, atehere ligjet dhe urdheresat ne kete
bote te mjere nuk do te kishin vleren e caktuar! Nje Zot absolut asnjehere nuk ka
mundur te shfaqet pamjen e tij, por gjithnje ka shfaqur misterin absolut. Nje
mister ka formen me te larte te qeverisjes dhe se akti i Zotit eshte potencial mbi
te verteten. Te nxjerresh fakte dhe argumente nga fshehtesia do te thote Zot
absolut, sepse atehere arsyeja apo pervoja e logjikes kerkon t'i pergjigjet
besimit.
Jeteshkrimi
2002: Me 1 Tetor studion per drejtesi ne Universitetin e Evropes Juglindore, por
dhe nderkohe eshte teresisht i terhequr pas poezise dhe filozofise.
2005: Nentor-Dhjetor publikon librin me poezi: "Heshtja e poetit".
2005: Me 28 Dhjetor, si anetar i Lidhjes se Shkrimtareve viziton Goethe Haus &
Goethe Museum & Ekspoziten Friedrich Schiller ne Frankfurt/Main.
2006: Me 23 Shtator merr pjese ne manifestimin letrar "Portiku poetik" te Dibres.
2006: Me 27 Nentor reciton ne nje Ore letrare poezine "Perendimi i shpirtit"
kushtuar dites se Pavaresise se Shqiperise.
2007: Me 11 Prill behet Anetar i Lidhjes se Shkrimtareve Shqiptar te Maqedonise.
2007: Me 22, 23 Qershor organizon dhe drejton edicionin e pare te manifestimit
letrar mbarekombetar "Saranda- muza e poezise" ne Sarande.
2007: Me 22 Tetor themelon dhe emerohet kryetar i Shoqates se artisteve "Pushkin".
2007: Me 10 Nentor merr pjese ne Netet poetike "Takime nen Rrap". I jepet cmimi
"Per veper erotike" botuar brenda dy takimeve.
2007: Me 30 Nentor publikohet libri poetik "Nga regjia e shpirtit".
2007: Me 30 Nentor, 01 Dhjetor Shoqata e artisteve "Pushkin" ne krye me
Plloshtanin organizon dhe drejton edicionin e pare te manifestimit mbareletrar
"Poezia, art i fjales"
2008: Boton "Antologjine e poezise shqipe" me poezite e poeteve pjesemarres ne
manifestimin letrar "Poezia, art i fjales"