"Fati me shpetoi jeten e djalit"
Perputhjen e grupit te gjakut, projektin INTERREG 3, i cili po kryhet ne kete periudhe ne vendin tone, por edhe zemergjeresine e mjekeve, Selvia, nena e Mariglenit, e sheh si nje fat. Djali i saj i vetem prej vitesh vuante nga nje bllokim dhe mosfunksionim i veshkave, kurse peripecite dhe shtrimet ne spitale ishin te pafundme per familjen me origjine nga Skrapari. Miratimi per kryerjen e transplantimit te Bari te Italise ka qene edhe momenti me i lumtur per familjen, nderkohe qe Selvia nuk e ka menduar dy here dhurimin e veshkes. "Kur doktoresha me tha se ishte mundesia e transplantimit, por nje nga familjaret duhet te dhuronte veshken, une pranova menjehere. Nuk e dija nese grupi i gjakut perputhej apo jo, por menjehere pranova qe dhuruesja te isha une. Dhe fati e deshi qe djali t'i nenshtrohej kesaj nderhyrjeje dhe te harroje nje here e pergjithmone ato vite te veshtira qe ka kaluar", tregon duke buzeqeshur Selvia. Per te, ka qene pak e veshtire nderhyrja, pasi mosha 48-vjecare ka ndikuar, por ajo pohon se nuk ka asnje shqetesim, pervec dhimbjeve siperfaqesore te plages. Nga ana tjeter te tregon me cdo detaj per mjeket italiane, si ata jane kujdesur, por nuk harron te kujtoje edhe mjeket e QSUT-se, te cilet mundesuan kryerjen e transplantimit.
"Me sherimin e Mariglenit, do kemi edhe nje bebe"
Megjithese semundja e ka "lodhur" per vite me radhe, Marigleni nuk ka mundur te frenoje ndjenjat e tij. Ka qene nena e tij, e cila e ka shtyre drejt ne vajze, por te gjitha "punet e dashurise" dhe te marteses i ka kryer vete. Nje vit me pare, Marigleni eshte martuar me Erjonen dhe te dy se bashku kane pritur momentet e kryerjes se nderhyrjes kirurgjikale. "Gjate gjithe kesaj kohe kam qene e vrare shpirterisht dhe cdo moment mendoja per Mariglenin. Edhe kur ai ishte ne Itali, cdo moment mendja aty me rrinte", thote Erjona, bashkeshortja e Mariglenit. Por tashme, qe ai eshte ngritur ne kembe pas nje operacioni te veshtire, ajo ndihet e lumtur. E ndersa ti i thua per nje djale te dy buzeqeshin dhe e miratojne. "Tashme edhe ne kemi menduar qe te bejme nje bebe, sapo Marigleni te mos kete asnje problem as me dhimbje te plages dhe te perfundoje edhe kontrollet qe mjeket i kane caktuar", pohon Erjona. Tregohet shume e kujdesshme per bashkeshortin e vet, si per veshjet qe ai zgjedh ashtu edhe per ushqimin apo sherbimet qe duhet t'i kryeje.
Nderhyrja e pare, per transplantimin e veshkes nga mjeket italiane dhe ata shqiptare eshte kryer me 29 janar te ketij viti. Synimi i mjekeve shqiptare eshte qe ne kater-mujorin e dyte te 2008 ta bejne transplantimin ne nje nga sallat e QSUT-se. Projekti INTERREG 3 po implementon ne Shqiperi edhe mamografine per kancerin e gjirit te grate. Perfaqesuesit e INTERREG 3 kane deklaruar se se shpejti do te hapen projekte te reja ne ndihme te shendetesise shqiptare. Ttransplantimi i pare eshte kryer te nje djale 22-vjecar dhe nena e tij qe do t'i dhuroje veshken. Nderkohe qe jane planifikuar edhe cifte te tjera. Te gjitha shpenzimet do mbulohen nga ky program.
Operacioni i dyte me 3 mars
Pas daljes me sukses te operacionit te pare per kryerjen e transplantimit te veshkes, fale marreveshjes se Ministrise se Shendetesise dhe projektit INTERREG 3, eshte planifikuar edhe operacioni i dyte. Ai do te zhvillohet me daten 3 mars, nderkohe qe cifti donator dhe pacienti jane duke u trajtuar dhe pergatitur per kete nderhyrje te veshtire. "Fale programit INTERREG III, pas transplantimit te pare, te cilit iu nenshtrua nje pacient 23-vjecar nga Kamza, eshte vendosur qe me daten 3 mars te niset per ne Bari cifti i dyte i pacienteve. Ne kete dite, ata do te kryejne analizat e kompatibilitetit", ka pohuar Bardh Spahia, drejtori i Pergjithshem ne Ministrine e Shendetesise. Sipas tij, projekti parashikon kryerjen e tre operacioneve te planifikuara ne Itali dhe sapo ekipi i mjekeve italiane te vijne ne Shqiperi, keto nderhyrje do te realizohen me pas ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza" ne Tirane.