E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur rroket "Magjia klarinete"

Anisa Ymeri
Prej kohes kur mendohet se klarineta ja behu edhe ne Shqiperi, ne mesin e shekullit XIX, e deri ne keto dite qe ne jetojme, ajo ka nisur te largohet prej casteve te jetes sone. Donika Mustafaj kete here ka zgjedhur te rroke "Magjine klarinete", per ta percjelle ne 30 minutat e dokumentarit te saj. Jo me kot! Aty gjendet nje copez e madhe e shpirtit te shqiptarit, por ne keto dite kur ne rendim drejt rrymave, qe shekujt e rinj sjellin me vete, klarineta ka nisur te lihet menjane. Pasditen e neserme, dokumentari qe ka ne qender vetem magjine e saj, do te shfaqet per nje publik te zgjedhur, per te percuar edhe mesazhi e madh. Realizuesja e dokumentarit, Donika Mustafaj, rrefen se, "qellimi i ketij dokumentari nuk eshte per te dhene historine e ketij instrumenti, por per te treguar faktin se shqiptaret i bien me shpirt". Ndaj, edhe per gerneten nuk ka muzike te shkruar, ajo shkruhet pasi gerneta e ka ngjizur.
Po pse valle, kur e gjithe bota i thote klarinete, ne Shqiperi ne e kemi edhe gernete?! Ne dukje ajo eshte nje klarinete. Por, tingulli qe shqiptaret kane mundur te nxjerrin prej saj e ka bere ate gernete. Ky eshte shnderrimi i madh qe instrumentistet popullore, ata qe nuk njohin nota muzikore aspak, sic eshte edhe i paperseritshmi Laver Bariu, ka bere qe gerneten ta kemi vetem ne. Ajo eshte imagjinare per nga forma, e autentike e shqiptareve per nga tingulli. Ndaj, edhe Donika kerkon qe, nepermjet ketij dokumentari, te sensibilizoje sa te mundet shqiptaret, qe te mos e lene te shkoje magjine e saj, e pushtetareve t'ju tregoje se vlerat e verteta kane nevoje ndihmen e shtetit qe te mbijetojne. Vasal Tole, i cili eshte edhe ideatori i ketij dokumentari, shpjegon se, "ajo qe e shnderroi klarineten ne gernete ishte muzika iso-polifonike". Ndaj edhe klarineta lehtesisht mund te gjendet neper orkestrat e veriut, ndersa gerneta eshte vetem aty ku iso-polifonia bucet.
Dokumentari i realizuar duke shfrytezuar jo pak pamje arkiv, por sidomos duke shkelur ne qytetet ku jetojne te fundmit mjeshter te gernetes, si Laver Bariu. Gjithcka e fokusuar nga objektivi i kameras se operatorit Adrian Kamberi. Por s'mund te lihen pa permendur e pa percjelle edhe emocionet e dy mjeshterve te medhenj, sic jane Remzi Lela apo Novruz Nure qe te gjithe e njohin si Lulushi i Korces. Por, nuk eshte vetem gerneta a klarineta qe rrefen me gjuhen e saj pergjate minutave te dokumentarit. Muzikologu Vasil Tole, por edhe ata instrumentiste qe per dekada te tera kane percjelle copeza te shpirtit, rrefejne ne pak fjale ate qe mundohen te percjellin nepermjet saj. Jane gati momente intime te tyre, jo vetem rrokullimi i kupave te rakise qe ju duhet per t'u nxehur, por edhe "mallkime" te vockla, kur klarineta nuk iu bindet (qe ndodh fare rralle). Por, kur ka inat, rrefen Usta Laveri, gerneta bucet!
Klarinetistet flasin pak
Ka hasur jo pak veshtiresi Donika gjate realizimit te ketij dokumentari. Ata qe brengen, mallin e vajin e percjellin me tinguj, pak dine te rrefehen. Cdo gje ja lene gernetes se tyre, ndersa vet japin frymen dhe gishtat. Ndaj edhe ne dokumentar lihet magjia e klarinetes te flase me shume, dhe ata qe e krijojne, ne copeza fjalish, shprehin pak nga ato momente intime te punes se tyre. Usta Laveri e ledhaton me "mallkime" gerneten e tij, ndersa rrefen se i eshte dashur qe nga vaji per shuarjen e babait te tij, te luaje ne gernete, pasi ne sofer ka qene udheheqesi i kohes, Enver Hoxha. E dihet qe Enveri e ka pasur dobesi gerneten e tij, tingujt qe ai mund te percillte me te dhe Kabane e Ustait.
Gerneta ne jug ka shpikur Kabane
"Gerneta lind me muziken iso-polifonike", keshtu rrefen muzikologu Vasil Tole. Per te vijuar me tej me nje tjeter formulim: "Gerneta ne Jug ka shpikur Kabane". Ate muzike qe vetem Shqiperia e ka. Ata tinguj qe vajtojne, e qajne te vdekurit. E kush prej atyre qe e degjojne Kabane nuk kane deshire ta degjojne serish. Ata tinguj qe jane perjetesuar jo vetem ne incizime te kohes, neper festivale a gjetke, por edhe ne nje prej filmave shqiptare te kohes se xhaxhit, "Gjeneral Gramafoni", nen interpretimin e nje prej aktoreve te rralle shqiptar, Bujar Lakos. Ka qene pikerisht Usta Laveri, ai qe "ka hequr shume" ta mesoje aktorin ta ndjeje Kabane, ta ndjeje gerneten per te shperfaqur ne mimiken e tij ndjesine qe keta tinguj te percjellin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›