George Harrison: "Paqe dhe dashuri"
Ikona e Beatles do te mbushte me 24 shkurt 65 vjec-
George Harrison ishte i vetmi Beatles, femijeria e te cilit nuk u shkaterrua nga ndonje vdekje apo ndarje familjare. Ai ishte me i rezervuar nga kater ikonat e grupit pop te shekullit te XX-te, Beatles, me i riu i grupit dhe qe u karakterizua si per ironine e tij gjate te gjithe jetes, sikunder edhe per modestine e tij. Ai gjithnje shfrytezonte mundesine per te dhene mesazhin qe karakterizoi grupin qe revolucionarizoi boten ne dekaden e viteve gjashtedhjete : "Paqe dhe dashuri".
Kitarist solist i grupit Beatles, ai eshte quajtur ndryshe Beatles i heshtur ose mistik, sikunder eshte konsideruar si pioner i muzikes elektronike. Jo rralle here ai ishte edhe vokalist i grupit me kenget Roll Over Beethoven, For Your Blue, I Me Mine, Taxman, While my guitar gently weeps (ne kitare ka qene Eric Clapton), Something, I need You Here comes the sun.
Burime te ndryshme e kane shtyre gjithnje ditelindjen e tij me 25 shkurt. Por ka qene vete Harrison, kur ne moshen 40 vjecare, zbuloi se kishte lindur me 24 shkurt te vitit 1943 ne oren 23.40. Ai ishte me i vogli nga familja e tre djemve dhe i nje vajze. Babai i tij, Harold, ishte shofer i nje autobusi bashkie. George ishte nje femije plot jete, i pavarur. Njesoj si John, ai ndoqi shkollen ne Dovedale, perballe Penny Lane, ku jetonte se bashku me familjen e tij. Studimet e mesme i vazhdoi ne Institutin e Liverpool-it. Cdo mengjes takohej me Paul-in ne stacionin e autobusit dhe te dy se bashku i hipnin te njejtit autobus per te shkuar ne Institut. Ne ate kohe McCartney ishte anetar i grupit The Quarrymen, ku ishte edhe John Lennon, dhe ishte ai qe ia prezantoi Harrisonin grupit (George ishte atehere 14 vjec ) dhe qe e pranoi pas nje kohe si pjese te grupit, qe do te quhej The Silver Beatles dhe qe me vone do te merrte emrin e famshem Beatles.
Harrison qe i vogel ishte nje fanatik i vertete i kitares. Nena e tij i gjente shpesh ne xhepa copa letrash ku ishin te vizatuara... kitara (!) Kitara e tij e pare ishte nje kitare e perdorur, qe ia bleu nje djali qe e kishte ne shkolle, ndersa leket per ta blere ia dha nena e tij. Kur u njoh me John-in, cilesia interpretative e George ishte shume e larte, se nga pjesa tjeter e grupit. Ne incizimin e A Hard Day's Night ai njohu Pattie Boyd, ish- modelen e Mary Quant, me te cilen u martua mbasi kishin bashkejetuar disa vjet, por qe me vone ajo do ta linte per te ikur me mikun e tij, Eric Clapton. Por vete Harrison, do te merrte pjese ne dasmen e ish-gruas se tij me Eric Clapton (!). Ne 1977 ai do te njihte Olivia Trinidad Ariasme, me te cilen pasi lindi nje djale (Dhani) dhe do te martohej. Ne te njetin vit kur u shperbe Beatles, George Harrison editoi diskun e tij te pare si solist All Things Must Pass. My Sweet Lord, qe suksesi boteror, numri nje ne SHBA dhe Mbreterine e Bashkuar. Realizoi nje koncert bamiresie ne nje fshat te Bangladeshit, se bashku me Bob Dylan, Eric Clapton, Ringo Starr, nje koncert i cili per probleme burokratike mund te thuhet se qe nje deshtim, kur fondet e mbledhura nga ky koncert, arriten ne destinacion pas 10 vjetesh. Ai themeloi shtepine e tij diskografike, Dark Horse, ku emetoi 33 1/3 (1976); George Harrison (1979); Somewhere in England (1981) dhe Gone Troppo (1982).
Harrison gjithashtu njihet si nje producent i kinemase se pavarur, me filma te tille si "Jeta e Brian", "Buzeqeshja e Mona Lisa", etj. Ne 1997 u diagnostikua me kancer, nga i cili u kurua ne nje klinike ne Zvicer. Ne 1999 me nje c'ekuiliber mendor u perpoq te vriste veten ne residencen e tij ne Londer. George Harrison vdiq nga nje kancer ne mushkeri ne 29 nentor 2001 ne Los Anxhelos, teksa kishte ne dore nje album te ri. Kur kishte kaluar nje vit nga vdekja e tij, nje grup muzikantesh, miq te tij, Eric Clapton, Jeff Lynne, Ringo Starr, Paul MC Cartney dhe Tom Petty do te organizonin ne nder te tij, nje koncert ne Royal Albert Hall ne Londer.