Gazsjellesit situate kaotike ne rajon
Nje vendim i papritur i qeverise se Katarit per tu terhequr nga plani i investimit te rreth 3 miliarde eurove ne Greqi ka shkaktuar kaos ne treg dhe luhatje per ecurine e projekteve ne teresi ku perfshihet edhe Shqiperia. Lajmi i publikuar me pare nga mediat greke pastaj i pergenjeshtruar nga ministri i Jashtem i Greqise kishte shume kontradikta pasi ne kete terheqje te Katarit u be shkak Shqiperia e cila ofron kushte me te mira investimi. Por pastaj gjithcka u qartesua me qendrimin zyrtar te ministrit arab te Shtetit per Energjine Mohammed Saleh Al-Sada sipas te cilit te dyja kompanite nga Katari jane terhequr nga plani i investimit pasi projekti nuk sjell perfitime sikurse ishte parashikuar. Ne letren qe ministri arab i nis homologut grek thuhet se ne baze te nje studimi rezulton me efikase energjia e prodhuar ne Itali pra me kosto te ulet. Projekti lidhej me ndertimin e nje termocentrali me gaz per prodhimin e energjise elektrike dhe bazohej ne marreveshjen e bashkepunimit qe te dyja shtetet kishin firmosur disa muaj me pare per te investuar mbi 5 miliarde euro.
Ne fakt ajo cfare po ndodh me qeverine e Katarit duket si ndihme qe po i jep nje tjeter shoqerie ne veshtiresi financiare qe lajme te tilla i perdor per te rritur kuotat ne burse. Greket shpresonin gjithsesi ta bindnin Katarin te vleresonte investimin ne fjale nisur edhe nga fakti qe DEPA greke ka nenshkruar direkt me italianet e EDISON ne fund te janarit 2007 per ndertimin e nje gazsjellesi i cili aktualisht nuk po behet sepse nuk ka nje pike furnizimi. Shqip meson se ky projekt vrau ne princip shanset e ndertimit te gazsjellesit TAP tani nje projekt i Statoil EGL dhe EON te cilin Greqia nuk e lejon qe te shtrihet ne territorin e saj dhe ku perfiton bindshem Shqiperia.
Ne kete pike vendimi i Katarit rrit shanset qe Shqiperia te mbetet ne lupen e investimeve te tyre ne lidhje me ndertimin e nje rigazifikatori por kjo gjithashtu varet nga politikat rajonale paralele. Per kete ceshtje gjykohet se Turqia po leviz shume fort. Turqia ndoqi politiken e presionit ndaj BE-se permes Nabucco-s dhe tani mund te marre nga Katari qe eshte eksportuesi me i rendesishem aktual boteror te gjithe furnizimin e nevojshem per te mbeshtetur projektin e saj. Ky veprim kushtezon qendrimet e Frances dhe Gjermanise ndaj saj dhe e ben SHBA-ne me mbeshtetese ndaj Turqise ne Europe kur Gjermania eshte korridori i ruseve drejt kontrollit te Europes per furnizimet e tyre me gaz natyror.
Kujtojme viziten e ministrit tone te Ekonomise Dritan Prifti me 7 shtator ne Katar dhe takimin qe pati me homologun arab mbi mundesine e disa projekteve energjetike. Te pyetur nga Shqip pala shqiptare nuk eshte ne gjendje te jape nje shpjegim rreth asaj cfare po ndodh ne terrenin e gazit ndersa specialistet vendas e vleresojne si mesim terheqjen e Katarit per projektet e fjetura ne vendin tone qe mbahen peng nga disa kompani afati i te cilave ka skaduar.