Te turpshmit gjestet i ndihmojne te dalin nga situatat
Tashme nuk ekziston me bindja qe te flasesh me duar eshte nje gjest i paedukate te cilin e perdor nje injorant qe eshte i paafte te shprehet pa perdorimin e tyre. Ato jane shume te nevojshme madje bejne diferencen sidomos te personat e turpshem
Dihet qe turpi eshte nje kompleks prej te cilit vuajne shume persona. Papritur fytyra merr nje skuqje qe nuk eshte e zakonshme duart dridhen dhe fjalet ngaterrohen nese je perpara nje situate te sikletshme. Keta persona e kane shume te veshtire te thone ate cka mbajne brenda tyre dhe shpesh kjo i ben te ndihen me inferiore ne krahasim me te tjeret. Por shkencetaret kane menduar edhe per te lehtesuar disi simptomat e tyre. Ata mendojne se gjestet i ndihmojne te turpshmit te zvogelojne deri diku kompleksin e tyre pervecse i ndihmon te mendojne me mire te perqendrohen dhe te fiksojne ne kujtese koncepte te rendesishme. Kur perdor gjestet gjate te folurit ndersa studion flet arrin rezultate me te mira. Kete e konfirmojne studimet e reja qe vijne nga Shtetet e Bashkuara. Nje orator i mire ne praktike duhet te shmange perdorimin e tepert te duarve. Ne fakt gjestet jane shume te rendesishme per te transmetuar mendime dhe njohje. Frazat te cilat kujtohen me shume jane ato qe shoqerohen nga gjestet domethenese. Gjestet nuk perdoren vetem per tu kuptuar me mire por edhe per te ndihmuar veten kur shpjegojme koncepte te veshtira ose kur kujtesa eshte nen presion.
Tashme nuk ekziston me bindja qe te flasesh me duar eshte nje gjest i paedukate te cilin e perdor nje injorant qe eshte i paafte te shprehet pa perdorimin e tyre. Gjestet jane shume te nevojshme madje bejne diferencen. Kjo eshte vertetuar nga nje studim shkencor qe 70-80 per qind e informacionit trurit i vjen permes syve permes asaj qe shohim. Pra kjo tregon se gjestet jane komponent i rendesishem i komunikimit.
Instinkti qe na nxit te bejme gjeste eshte nder me te fortet me gjeste bejne edhe personat te cilet flasin ne telefon femijet e vegjel te verbrit kur falsin me te verbrit e tjere.
Edhe lideret politike perdorin gjestet kur flasin. Presidenti amerikan Barak Obama nuk i le asgje rastesise te gjitha levizjet e tij oratore jane te studiuara ne tavoline. Gjestet e tij zakonisht nga lart-poshte u ngjajne shpesh atyre te nje aktori. Sarkozi eshte Presidenti qe e le veten te terhiqet nga gjestet me shume se nga cdo emocion tjeter prek shpesh hunden tund krahet nuk ka frike te duket me shume latin dhe mesdhetar sesa nje italian ose spanjoll. Berluskoni eshte shpesh popullor dhe perpiqet te beje sa me shume gjeste ndersa kolegu i tij Zapatero ben pjese te kategoria mesatare gjestet e tij jane te matura dhe konvencionale. Lideret me te kontrolluar jane Kryeministri britanik Gordon Braun qe shpesh i dridhet dora e djathte kur eshte ne veshtiresi dhe Kancelarja Angela Merkel oratore shume e zonja e cila perdor gjeste klasike dhe asnjehere konvulsive eshte gjithmone aq e kujdesshme saqe duket sikur i ka duart e lidhura.
Antropologu Demond Morris thote se duart jane per njerezit ndersa shkopi eshte per dirigjentin e orkestres. Gjithashtu ai pohon se gjuha jo verbale perben 55 per qind te komunikimit keshtu qe ia vlen te kenaqesh instinktin dhe ta lesh trupin sidomos duart te flasin per ne ose me ne.
Keto kohe ne kanalin televiziv Fox eshte transmetuar telefilmi Lie to me i cili tregon hetimet e nje ish-agjenti te policise zbulues i pagabueshem i genjeshtrave dhe mashtrimeve sekreti eshte te dish te interpretosh dhe te njohesh gjuhen e duarve qe shpesh keto te fundit tregojne padashur genjeshtra dhe reticence.
Sipas nje studimi shkencor te Universitetit te Pitsburgut dhe Universitetit te Cikagos perdorimi i gjesteve ka nje ndikim te rendesishem ne zhvillim njohes. Studimit iu nenshtruan shume femije amerikane dhe europiane. U vertetua se ne te dyja kulturat femijet qe perdorin gjestet kane lehtesi me te madhe ne mesime dhe ne zhvillimin e gjuhes ne pergjithesi.
Nje studim tjeter i Universitetit te Cikagos demaskon stereotipin i cili thote se ata qe flasin me duar jane personat te cilet vijne nga nje shtrese e ulet shoqerore. Studiuesit kane monitoruar 50 familje me femije te cilet nuk kishin shume kohe qe kishin mbushur nje vjec te vegjlit e shtreses se larte shoqerore kane perdorur me shume gjeste se te tjeret. Gjate nje ore e gjysme kane shprehur 24 gjeste domethenese me shume se 13 te shprehurat nga femijet e familjeve te varfra.
Pra gjestet nuk te ndihmojne vetem te shprehesh me mire por edhe te mesosh te gjesh me shume hapesire ne kujtese per te fituar njohuri dhe aftesi te reja. Kete e konfirmon edhe studimi i nje psikologeje i publikuar ne revisten Science jane analizuar dy grupe femijesh ne shkolle fillore te cilet duhej te zgjidhin disa ushtrime matematike. Femijeve te grupit te pare iu kerkua te perdornin gjestet ndersa te tjereve te flisnin duke i mbajtur duart e lidhura. Te paret i zgjidhen problemat e tyre me lehte se femijet e grupit te dyte.