E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo trimfon ne Taekwondo

Dinamo mund të jetë në greminë kur vjen puna për futbollin, apo edhe për sporte të tjerë legjendarë të klubit blu, si volejbolli apo peshëngritja, por ngjyrat e fanelës dhe stema po mbrohen me sukses nga skuadra e një sporti tjetër, atij të Taekwondo-së.
Dinamo fitoi kupën e Shqipërisë për të rritur pak ditë më parë, ndërsa vazhdon punën për të qenë gati për aktivitetet e vitit të ardhshëm. Trajneri Elvis Vulka mbetet ambicioz.
Një sportist i tij, Elton Burnazi, është kandidat për në lojrat olimpike të vitit të ardhshëm në Londër, ndonëse nuk është i vetmi në Taekwondo-në shqiptare.
Ia vlen të përmendim emrat e fituesve blu të kupës që janë Elton Burnazi në 58 kg, Ilir Tafa në 74 kg, Gjon Gjonaj në 80 kg, në 87 kg Ndue Rukaj dhe mbi 87 kg, Franci Kume.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›