E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri i Mancester Sitit i jep meritat Napolit

Një eleminim është gjithnjë i dhimbshëm, por një trajner me karakter të fortë duhet të dijë të dalë mbi të. Kështu bën edhe Roberto Mançini, pasi Mançester Siti mbeti jashtë Champions-it. Madje në mënyrë shumë kalorsiake, italiani i jep meritat e duhura patriotëve të tij të Napolit.

“Mendoj se zakonisht me 10 pikë skuadrat kualifikohen, por në grupin tonë kjo nuk ishte e mjaftueshme. Napoli fitoi një pikë më shumë sesa ne dhe e meritoi kualifikimin. Mendoj se bëmë disa gabime. Gjithsesi, do të përpiqemi të fitojmë Ligën e Kampionëve, pasi Siti ka nevojë për trofe. Nuk është si Champions, por nëse do të dalim në finale, do të ishte mirë për Mançester Sitin”, u shpreh Mançini.

Një gjerman si Hajnkes bën analiza të sakta. Vlerëson djemtë e tij të rinj edhe pse humbwn dhe jep një gjykim edhe për eleminimin e Sitit.

“Së pari duhet të them se jam shumë i kënaqur me vendosmërinë dhe punën e bërë nga skuadra ime. E dinim se nuk do të ishte e lehtë, me shumë mungesa në formacion. Gjithashtu, e dinim se Siti do të ishte shumë i motivuar. Nuk mund të flas për Mançester Junajtid, pasi nuk e kam ndjekur, por sa për Sitin, mund të them se në Ligën e Kampionëve duhet edhe shumë përvojë”, deklaroi Hajnkes.

Bajern do të vazhdojë në Champions, me synimin për ta fituar, ndërsa Siti ndoshta fiton Europa League-n.

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›