Dyshime trukimi ne Champions League
Hije trukimi në Champions League. Skandali më i fundit lidhet me ndeshjen ku Lioni fitoi 7-1 në fushën e Dinamos së Zagrebit. Me këtë fitore, deri diku të papritur për shifrat kaq të thella, skuadra franceze siguroi kualifikimin, duke detyruar Ajaksin, që prej golavarazhit më të dobët të eliminohej, për të vazhduar aventurën në europa League.
Por, dyshimet kanë lindur me tërësinë e ngjarjeve të Grupit D. Ajaksi humbi 3-0 në Amsterdam me Realin e Madridit. Ndoshta skuadra e Zhoze Murinjos ka fituar me meritë të plotë, por rezultati mund të duket paksa i tepruar. Kjo edhe për faktin se holandezëve u janë anulluar dy gola të rregullt, të shënuar në pjesën e parë nga Lodeiro dhe Anita. Në të dyja rastet, sinjalizimi për pozicion jashtë loje ka qenë i gabuar.
Skenari që të gjithë i tremben, plotësohet nga ajo që ndodhi në sfidën e luajtur në Zagreb, në përballjen tjetër vendimtare për skuadrën që do të kualifikohej si e dyta në grup. Dinamo mbeti në inferioritet numerik që prej minutave të para të takimit, pas dy kartonëve të verdhë të Lekos, megjithatë kroatët kaluan në avantazh me Kovaçiç. Lioni barazoi në fundin e pjesës së parë, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës diçka ndryshoi. Francezët shënuan 3 gola në harkun e 5 minutave dhe më pas fitojnë me shifrat e ekzagjeruara 7-1, me të gjithë golat që u shënuan thuajse në harkun e 30 minutave.
Ajo që bëri më tepër përshtypje ishte qetësia me të cilën mbrojtësit e Dinamos së Zagrebit lëshuan në lojën e tyre, duke bërë që Lioni të realizonte me lehtësi një goleadë e cila i kualifikoi në fazën e 1/8-ave të Champions. Por, imazhi nga i cili lindën dyshimet, erdhi në minutën e 64-rt, kur pas golit të pestë të francezëve, mbrojtësi Domagoj Vida i shkel syrin sulmuesit Gomis dhe ngre lart gishtin e madh, përpara se ti dorëzojë topin kundërshtarit.
Pavarësisht se ky episod bëri shumë bujë në internet dhe mediat ndërkombëtare, pamjet nuk mjaftuan që UEFA të hapte një hetim. Kjo u konfirmua nëpërmjet një deklarate zyrtare nga federate europiane e futbollit, ndërsa çështja është marrë në shqyrtim vetëm nga autoriteti francez i basteve on-line. Kjo pasi Lionit i nevojitej një fitore me shtatë gola që të kualifikohej dhe që Reali ta ruante rrjetën të paprekur me Ajaksin. Kontrollet e nisura nga autoritetet franceze duken më tepër si një veprim i detyruar, pasi procedura nis menjëherë kur regjistrohen rezultate anormale në një aktivitet sportive. Për këtë arsye është ende shpejt të flitet për komplote apo ndeshje të trukuara.
Trajneri i Ajaksit, Frank de Bur e ka cilësuar “të befasishëm” fitoren 7-1 të Lionit në Zagreb dhe ka kërkuar që të hidhet dritë mbi atë që ka ndodhur dhe që më parë të gjitha dyshimet të konfirmohen.