Drejtuesit e Skenderbeut masa ndeshkimore per abuzuesit

Klubi juglindorë i Skënderbeut që nga ardhja e trajnerit çek Stanislav Levi, është shquar për disiplinë shembullore. Klubi kuqebardhë veç vendimit për heshtje për shtyp të lojtarëve, tashmë ka vendosur edhe masa ndaj lojtarëve abuzues.
Futbollistëve të Skënderbeut i është komunikuar vendimi i masës disiplinore me gjobë në rast të konstatimeve të tilla. Përflitet edhe për gjobitjen e një lojtari, i cili sipas informacioneve jozyrtare, është kapur duke pirë alkool në orët e vona.
Trajneri Levi mësohet t’i ketë komunikuar shifrën e 100 eurove gjobë. Por gjithsesi ky klub se ka bërë publik ende këtë vendim. Ajo që dihet me siguri, është se skuadrës i është komunikuar vendimi për gjoba në raste abuzive. Skuadra korçare jo vetëm që ka arritur të ndryshojë rezulatet e saj, por është duke ecur në hapat e duhura në të gjitha aspektet.
Duke veçuar vetëm barazimin në “shtëpi” në premierën e Levit ndaj Kamzës. Sfidat e tjera janë kaluar me sukses, ku janë arritur fitore brenda dhe jashtë fushe, duke veçuar vetëm barazimin në “Qemal Stafa” ndaj Tiranës. Skënderbeu rendit i 3-ti në tabelën e kategorisë superiores në kuotën e 20 pikëve, 8 më pak se vendi i parë, Teuta. Në 11-të javë kampionat, kuqebardhët kanë arritur 7 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje. Ndeshja e fundit ndaj Bylisit përfundoi 3-2 për korçarët, ndërkohë që takimi i rradhës do të luhet ndaj Apolonisë së Fierit, në stadiumin “Loni Papuçiu”.