E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo vazhdon marshimin,Partizani e mban ritmin

• Mesfushori Igli Allmuça i dhuroi Dinamos fitoren e çmuar 2-0 në Kavajë në transfertën e vështirë me Besën, duke ruajtur njëkohësisht edhe pathyeshmërinë jashtë kryeqytetit në nëntë takimet e zhvilluara.Fatjon Kodra Ish-lojtari punëtor i Tiranës (sezonin e kaluar) shënoi dy gola kundër Besës duke i siguruar tri pikë të arta. Për 26-vjeçarin, një prodhim i shkollës së Partizanit, ky ishte goli i tretë i tij në këtë sezon dhe dopieta e parë historike. Allmuça shfrytëzoi mjeshtërisht një gabim të mbrojtësit të Besës, Ramadani duke kaluar në avantazh Dinamon në minutën e 49-të, për ta dyfishuar sërish rezultatin gati 40 minuta më vonë, në të 86’ duke shkatërruar Besën e Starovës. Dinamo e Agim Canaj me fitoren e saj të shtatë në transfertë ruajti diferencën prej 6 pikësh me Partizanin e vendit të dytë.Skënderbeu-Partizani 1-2Një gol nga fantazisti Paulin Dhëmbi dhe një i dytë nga mesfushori i avancuar Elis Bakaj përmbysën jo vetëm avantazhin befasues të Skënderbeut, por i siguruan tri pikë të rëndësishme Partizanit në transfertën e Korçës në fitoren 2-1. Skënderbeu i Rapos befasoi Partizanin kur Ndriçim Shtupina shënoi në minutën e 16-të golin për korçarët. Trajneri Hasan Lika kërkoi më shumë agresivitet nga lojtarët e tij dhe gjatë aksioni ishte korçari Paulin Dhëmbi, i cili në minutën e 26-të vendosi ekuilibrat. Të kuqtë rigjetën entuziazmin dhe për të siguruar fitoren mendoi 21-vjeçari Elis Bakaj që realizoi golin e fitores minutën e 52-të. Tirana-Elbasani 2-2Është pa dyshim Klodian Duro lojtari më i mirë. Futbollisti që bën diferencën në kampionatin tonë. Ai që vendos me klasin e tij. Është Klodian Duro. Që për fat të keq apo të mirë sërish ndëshkon Elbasanin, skuadrën që e rriti si futbollist. Tirana arriti një barazim të vështirë 2-2 me Elbasanin në kryeqytet, pikërisht në një mbrëmje që e kërkoi me çdo kusht fitoren, jo vetëm për të nderuar legjendën bardheblu Arben Minga në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta. Elbasani kaloi dy herë në avantazh, por u ndëshkua edhe nga ndonjë pakujdesi e portierit të ri Irakli Toçi.Kastrioti-Vllaznia3-1Një humbje surprizë. Kështu mund të konsiderohet në pamje të parë shkatërrimi i Vllaznisë përballë Kastriotit me rezultatin 3-1 (në fushën asnjanës të Shijakut). Sulmuesi i rikthyer Oriand Abazaj shënoi në limitin e 60 sekondave të para duke dhuruar emocione në një fushë të ftohtë si ajo e “Tofik Jasharit” në Shijak. Vllaznia reagoi dhe në minutën e 51-të formacioni i Mirel Josës fitoi një 11-metërsh të akorduar nga gjyqtari Bardhyl Pashaj, që u transformua në gol nga Sinani. Për skuadrën e presidentit Zhilli mendon sulmuesi Erion Rizvanolli, që shënoi dy gola në këtë takim, fillimisht në minutën e 57-të dhe më pas në të 85-të. Teuta-Besëlidhja 2-0Vangjel Mile i dhuron fitoren Kristaq Miles. Djali çon babain në ekstazë. Teuta fitoi pastër 2-0 me Besëlidhjen, mbretëreshën e merkatos dimërore me plot 11 lojtarë të blerë nga kampionati maqedonas dhe kosovar. Skuadra e presidentit Hasanbelliu mori fitoren e dytë ne fushën e saj për këtë edicion duke e nisur vitin 2008 me hapin e duhur. Për ekipin durrsak fitorja ndaj Besëlidhjes ishte shumë e rëndësishme, pasi e ndau nga skuadra e Bajkos me tri pikë më shumë. Pikërisht sulmuesi i Shpresave, Vangjel Mile që hapi siparin e golave në minutën e 65-të, për të lënë radhën Labinot Halitit, i cili dyfishoi rezultatin dy minuta përpara përfundimit të takimit në minutën e 88-të.RenditjaRENDITJA     P    N    F    B    H    GOL 1. Dinamo    40    18    12    4    2    32-62. Partizani     34    18    9    7    2    26-113. Elbasani     31    18    8    7    3    18-104. Tirana     29    18    8    5    5    24-195. Vllaznia     28    18    7    7    4    27-206. Besa     27    18    8    3    7    19-177. Shkumbini     25    18    6    7    5    18-158. Flamurtari     23    18    5    8    5    15-169. Kastrioti     23    18    7    2    9    16-2410.Teuta     15    18    4    3    11    13-2511.Besëlidhja     12    18    3    3    12    14-3412.Skënderbeu     8    18    2    3    14    19-44Kategoria SuperioreJava e 18-tëDJETIRANA - ELBASANI        2 - 2    K. Duro 38’ (p), 72’ / Ahmataj 15’, Bejzade 61’BESA – DINAMO            0 - 2Allmuça 49’, 88’SKËNDERBEU – PARTIZANI        1 - 2Shtupina 15’ / Dhëmbi 26’, Bakaj 55’FLAMURTARI- SHKUMBINI        0 - 0    TEUTA - BESËLIDHJA        2 - 0 V. Mile 50’, Haliti 90+2KASTRIOTI - VLLAZNIA        3 - 1    Abazaj 2’, Rizvanolli 59’, 84’ / Sinani 51’ (p)Java e 19-të9 shkurt 2008VLLAZNIA    -     TEUTADINAMO        -     ELBASANIPARTIZANI    -     BESASHKUMBINI    -     SKËNDERBEUBESËLIDHJA    -     FLAMURTARIKASTRIOTI    -     TIRANANdeshjet fillojnë në ora 14:30Flamurtari – Shkumbini 0 - 0Flamurtari: Moçka, Guga, Paniç, Beqiri, Begaj, Zeqiri (Veliu 86’), Alvis, Dedaj, Mema, Shehaj (Rustemi 64’), Cani (Brajkoviç 70’). Tr: Eqerem MemushiShkumbini: Llani, Dabulla, Ndoni, Shenaj (Gjata 60’), Pashja, Byzhyti, Stojku, Qorri (Mustafai 75’), Xhyra, Dervishi, Nora (Kuçi 84’). Tr: Gugash Magani Kartonë të verdhë: Paniç, Begaj, Alvis (Flamurtari)DEKLARUANGugash Magani (Trajner i Shkumbinit)“Me vetëm një blerje vij nga merkato e dimrit, kemi bërë një fazë përgatitore optimale. Jam i kënaqur me një pikë, pjesa e parë foli për Shkumbinin, në pjesën e dytë Flamurtari shpalosi karakterin e vet dhe Flamurtari është një skuadër për t’u admiruar. Përsa i përket situatës së acaruar në minutat e fundit në të cilat nga vëzhgimi i jashtëm jepnin përshtypjen që stafi i Shkumbinit ishte bashkëpunëtor për të përfituar thjesht minutat që mbyllnin lojën në barazim”.Eqerem Memushi (Trajner i Flamurtarit)“Jam i gëzuar nga skuadra, gjej rastin t’i përgëzoj lojtarët. Skuadra gëzon shëndet të plotë dhe kërkoj nga Flamurtari vazhdimësi. Përsa i përket gjykimit nuk dëshiroj të flas, të njëjtin qëndrim mban edhe për dy 11 metërsh të mohuar. Nuk dua t’i prek fare këto çështjet e rbitrit, gjykoni ju nga jashtë”.SKËNDERBEU - PARTIZANI  1 - 2Golat: 16’ Shtupina/ 27’ Dhëmbi, 55’ Bakaj SKËNDERBEU: Llapanji, Drabaj, Kepi, Guri, Thana (Rapo 22’), Kote, Çajku, Pashaj, Shtupina (Kotomelo 66’), Ismail, Tafxhafa.Tr. Renato RapoPARTIZANI: Shehi, Tafaj, Pinari, Osmani, Hallaçi, Gjyla (Karapici 84’), Devolli, Shkëmbi, Dhëmbi, Bakaj, Abilaliaj.Tr. Hasan LikaKartonët e verdhë: Çajku, KotomeloGjyqtarë: E. Dobi, E. Miho, L. MustafarajDEKLARUANRenato Rapo (Trajner i Skënderbeut)“Ashtu si u ndërtua ekipi, unë kam mbetur i kënaqur nga loja e lojtarëve në fushë kundër Partizanit. Nisur nga ky grup, dua të theksoj se ai ka perspektivë. Duke u punuar fort për çdo takim, Skënderbeu mendoj se do të jetë një kockë e fortë për të gjitha ekipet e Superiores me të cilat do të ndeshet. Loja anti-Partizan e tregoi disi këtë, ndërsa pavarësisht disa gabimeve është luajtur mirë, ndërsa mendojmë se do të kalohet dhe kjo fazë e vështirë”. Hasan Lika (Trajner i Partizanit)“Fitorja me Skënderbeun ishte një fitore e mundimshme, pasi rezultati i ngushtë 1-2 e tregon këtë. Me lojën që dhamë në fushë mund të kishim merituar më tepër, ndonëse nuk e nisëm mirë pjesë e parë në të cilën gjatë gjithë kohës kemi bërë presion dhe golat kanë ardhur me vonesë. Kjo dhe për meritë të kundërshtarit i cili ka qenë në avantazh i pari. Partizani më pas ka reaguar drejt duke barazuar rezultatin dhe duke kaluar në avantazh. Ne mund të kishin shënuar dhe një tjetër gol duke e mbyllur më parë takimin në favorin tonë natyrisht”.Kastrioti-Vllaznia  3-1Golat: Abazaj 2’, Rizvanolli 59’, 84’, Sinani 51’ (p)Kastrioti: Mustafa, Caca, Gallo, Grami, Hoxha, Ristani (Osui 73’), Kalari, Abazaj, Bulku, Merxha, Braho (Rizvanolli 55’). Tr: V.BiciVllaznia: Grima, Kraja (Bici 46’), Delain, Kapaj, Hoti, Kotrri, Nallbani (Osja 74’), Lika (Jusufi 76’), Kaçi, Sukaj, Sinani. Tr: M.JosaGjyqtarë: B.Pashaj, S.Avdo (Tiranë), D.Koreshi (Lushnjë)Kartonë të verdhë: Gallo, Hoxha, Kalari, GrimaDEKLARUANVasil Bici (Trajner i Kastriotit)“I kemi bërë një fillim mjaft të mirë fazës së dytë dhe për këtë jam mjaft i kënaqur nga loja e futbollistëve dhe i përgëzoj fort ata për lojën luftarake dhe të rrezikshme që zhvilluan. Fitorja ishte e merituar dhe mund të kishim shënuar dhe ndonjë gol tjetër. Tashmë mendojmë për ndeshjen e radhës me Tiranën”.Mirel Josa (Trajner i Vllaznisë)“U goditëm shpejt nga një gol, prej të cilit dolëm me mjaft vështirësi. Pavarësisht se në pjesën e parë patëm disa raste për të shënuar, barazimin e arritëm vetëm me fillimin e pjesës së dytë. Për ndeshjet e ardhshme duhet një punë e madhe me skuadrën, për të eliminuar të metat që u vunë re në takimin e sotëm”. Besa - Dinamo  0 - 2Golat: Allmuça 49’, 87’Besa: Zendeli, Lila, Nana (Mërtiri 90’), Ramadani (Krasniqi 61’), Leci, Xhihani (Veliaj 65’), Belisha, Alikaj, Progni, Mancaku, Fortunat. Tr: Sulejman StarovaDinamo: Kotorri, Abraham, Vinçentiç (Pema 89’), Pisha, Bodrusiç (Ishka 46’), Poçi (Ferraj 89’), Allmuça, Pollozhani, Graniç, Diop, Pejiç. Tr: Agim CanajGjyqtarë: Albano Janku, Denis Rexha, Emiljano Biçaku (Tiranë)Kartonë të verdhë: Nana, Ramadani/Pollozhani, DiopDEKLARUANSulejman Starova (Trajner i Besës)“Ishim përgatitur që të luanim një ndeshje, ku Dinamo do të kishte forca të shumta në mbrojtje dhe do të kundërsulmonte. Arritëm që në pjesën e parë ta zhvendosnim të gjithë lojën në gjysmëfushën e Dinamos. Nuk arritëm që të shfrytëzojmë t’i gjithë mundësitë që na u krijuan në këtë pjesë të parë. Më pas, një gabim fatal në mbrojtje i dha mundësinë Dinamos që të shënojë me sulmin e parë që zhvilloi në portën tonë. Skuadra nuk arriti që të reagonte, sigurisht kjo edhe për shkak të lojtarëve që i janë bashkuar skuadrës në momentin e fundit si Nana e Fortunat”.Agim Canaj (Trajneri i Dinamos)“S’arritëm që të shfrytëzojmë t’i gjithë mundësitë që na u krijuan në këtë pjesë të parë. Nuk dhanë të gjithë maksimumin, pasi nëse do ta kishin bërë një gjë të tillë, do të ishte shumë herë më ndryshe. Duhet të ishim më kërkues ndaj golit dhe gjithashtu, duhet të ishim shumë të kujdesshëm në kundërsulmet e Dinamos. Ne tashmë do të vazhdojmë punën për të përballuar ndeshjet e tjera që do vinë. Arritëm që në pjesën e parë ta zhvendosnim të gjithë lojën në gjysmëfushën e Besës, mbasi skuadra ishte tepër e mobilizuar dhe e vendosur mirë në fushë”.Teuta - Besëlidhja  2 - 0Golat: Mile 61’, Haliti 90’ Teuta: Kapllani, Dushku, Ahmeti, Stafa, Likmeta, Buna (Haliti 57’), Çaushaj, Shkoza (Vila 46’), Gjondeda, Gega (Hamzai 66’), Mile. Tr: K.MileBesëlidhja: Koçi, Stoiçeski, Gruda, Smajli, Ivanaj, Da Silva R. (Malota 68’), Gilson, Baliçi, Petrevski (Miliç 62’), Tolevski, Ngjela, Malota Er. Tr: N.BajkoGjyqtarë: K.Meta, A.Pregja (Tiranë), A.Mali (Patos)Kartonë të verdhë: Çaushaj, Ivanaj, Petrevski, BaliçiKartonë të kuq: IvanajDEKLARUANKristaq Mile (Trajner i Teutës)“Ishte finalizimi i një faze të gjatë përgatitore dhe i një merkatoje aktive. E kishim vlerësuar në maksimum kundërshtarin dhe ishim të përgatitur për të luajtur finalen e radhës. Te Teuta nuk ka titullarë të pazëvendësueshëm, por janë të gjithë lojtarë të barabartë. Nuk shënoi vetëm im bir, por në radhë të parë shënoi Teuta. Jam i kënaqur nga të gjithë djemtë dhe ky rezultat na jep optimizëm për arritjen e objektivave tona për vitin 2008”.Neptun Bajko (Trajner i Besëlidhjes)(Nuk pranoi të prononcohej). Ai fill pas takimit është parë mjaft i mërzitur. Përveç faktit që ekipi i tij humbi, nuk mundëm të mësonim nëse kishte ndonjë rezervë tjetër për këtë rezultat. Bajko, pasi doli nga dhomat e zhveshjes, u drejtua tek autobusi i ekipit lezhjan dhe nuk zbriti prej andej deri në nisje.Tirana - Elbasani  2-2Golat: Duro 48’, 71’/ Ahmataj 14’, Bejzade 64’Tirana: Nallbani, Fagu, Kcira, Vrapi, Hajdari(46’Fortuzi), Arapi, Çapja(67’Hyseni), Mohelebi, Hyka, Duro, Xhafaj. Tr: Astrit HafiziElbasani: Toçi, Sheta, Ahmetaj, Karçev, Ahmataj, Tetova, E.Dalipi, Bokotola(79’Lako), Ard.Nuhiji(75’Arb.Nuhiji), Bejzade, Xhafa. Tr: Krenar AlimehmetiGjyqtarë: S.Velçani, B. Mesi, F.EleziKartonë të verdhë: Mohelebi, Çapja, Vrapi, Nallbani/ Bokotola, ToçiDEKLARUANAstrit Hafizi (Trajner i Tiranës)“Kishim mundësi të shënonim të parët e të kalonim në avantazh dhe kjo do të kishte ndikuar edhe psikologjikisht. Mirëpo gjatë kësaj ndeshjeje nuk ishim të kthjellët, mbasi gabuam dy herë në veprimet mbrojtës. Punuam më tepër se kundërshtari, sulmuam më shumë se ta, por kundërshtari u tregua më racional, ndaj për ne u vështirësua më shumë puna.Krenar Alimehmeti (Trajner i Elbasanit)“Elbasani tregoi veten, ajo që kishim punuar deri më tani u pa shumë mirë në fushën e lojës. Treguam të gjitha vlerën tonë dhe mendoj se mund të kishim marrë edhe më shumë sesa tregoi rezultati në fund. Megjithatë, duke parë kundërshtarin që kishim përballë dhe se luanim në transfertë, edhe me barazimin mund të ndihem i kënaqur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›