E Diel, 1 Nëntor 2026

Dino Xof: Ujkani mes yjeve në Itali

Saimir Ujkani është klasifikuar mes portierëve të huaj më të talentuar, që kanë “pushtuar” futbollin italian. E njohur në të kaluarën si shkolla e “gardianëve”, tashmë Seria A vuan mungesën e portierëve vendas.

 Një fakt shumë shqetësues, pasi mungon pasardhësi i denjë i Xhixhi Bufon.

Fenomeni shpjegohet nga legjendari Dino Xof, me argumentimin se ndoshta të rinjtë synojnë më shumë të ndjekin gjurmët e sulmuesve, fantazistëve apo mesfushorëve ofensivë, që zënë faqet e para të gazetave dhe fitojnë çmimet më të rëndësishëm individual.

Portieri shqiptar është një mes të huajve të shumtë në Itali, përkrah emrave të mëdhenj si: Hulio Sezar, Dida, Frei, Doni. Sipas Xof të gjithë të huajt e Serisë A, duke përfshirë edhe kuqeziun janë “portierë me talent, që e përballojnë më mirë presionin se vendasit”.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›