E Diel, 1 Nëntor 2026

Amauri e ndien veten një italian të natyralizuar

Torino - Sulmuesi “brazilian” i Juventusit, Amauri, nuk ndjen aspak keqardhje që nuk është pjesë e kolonisë braziliane tek Milani. Bomberi bardhezi në një intervistë për Corriere della Sera deklaron se e ndien veten mjaft mirë tek “Zonja e Vjetër”.

“Juventusi është një ekip madhështor, dhe këtu po shënoj majën e karrierës sime, -thotë Amauri. Është e vërtetë që Milani është një parajsë për brazilianët, por unë kam ardhur shumë herët këtu dhe e ndiej veten italian”.

Lojtari në intervistën e të përditshmes italiane përmend edhe të ardhmen e tij në një përfaqësuese, pasi ka akoma mundësinë të zgjedhë mes Italisë dhe Brazilit. Sulmuesi është duke pritur realisht për një thirrje nga ana e trknikut axurr, Marçelo Lipi.

“Gruaja ime shpreson që unë të luaj me përfaqësuesen axurre, dhe kjo pëfaqësuese mund të jetë e ardhmja ime”, shton sulmuesi juventin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›