E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka’ sërish pretendent për titullin e FIFA-s

Zyrih - FIFA publikoi sot emrat e pesë lojtarëve pretendentë për futbollistin më të mirë të vitit. Kaka',mbajtësi i trofeut në fuqi, është përsëri pretendent për këtë titull. Bashkë me brazilianin e Milanit, në garë është edhe fituesi më i ri i Topit të Artë, Kristiano Ronaldo. Spanja, e cila triumfoi në europianin e sivjetshëm, ka dy përfaqësues në listën e 5 lojtarëve, Fernando Torresin dhe Kasavin. Lista përmban dhe një kandidaturë tepër potenciale për të fituar këtë titull, atë të Lionel Mesit. Argjentinasi u rendit i dyti në listën e trofeut prestigjoz të organizuar nga Franc Football, “Topi I Artë”.

Dhënia e çmimit të futbolliostit më të mirë nga FIFA, do të bëhet në 12 janar në Zurich Opera House. Ky çmim do të vendoset nga trajnerët dhe kapitenët e të gjitha përfaqësueseve pjesëtare të organizmit më të lartë të futbollit botëror.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›