Agustin Kola: I sfidoj klanet bardheblu

Por tashmë kjo ëndërr është bërë realitet. Bëhet fjalë për Agustin Kolën, një nga sulmuesit më të shquar të bardhebluve ndër vite, të cilit tani i është besuar zyrtarisht posti i teknikut të Tiranës pas dorëheqjes së boshnjakut Blazh Silshkoviç.
“Unë thjesht jam rikthyer në shtëpinë time, kjo është familja ime. Dua të falënderoj presidentin Refik Halili dhe donatoren Shefikat Ngjela, që më dhanë këtë mundësi dhe u premtoj se nuk do t’i zhgënjej”.
49-vjeçari, që mban titullin “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, ka fituar 7 herë titullin kampion të Shqipërisë si lojtar i Tiranës, në 1981-1982, 1984-1985, 1987-1988, 1988-1989, 1994-1995, 1995-1996, 1996-1997.
Ai nuk harron të falënderojë ish-trajnerin boshnjak, të cilin e kishte mbështetur gjithnjë për punën e mirë para se të largohej. “Shikoj se më ka lënë një ekip shumë të mirë, të përgatitur, gjë që do të ma lehtësojë disi punën”, ka shtuar më tej Kola. Ai është i bindur se Tirana nuk ka nevojë për përforcime në merkato, pasi e ka potencialin e duhur për të synuar të gjithë objektivat. Ndërkohë që konfirmon se nuk u trembet zërave për klane, pasi i pëlqen t’i luftojë ata.
“Nuk kam ardhur për disa ditë, por kam ardhur për të fituar dhe për të dhënë shpirtin tim bardheblu. Jam këtu për të marrë përgjegjësi dhe për të dhënë kontributin tim në një ecuri pozitive. Sigurisht që unë do t’i përkushtohem me ‘mish e me shpirt’ rolit tim. Besoj se me skuadrën do të shënojmë një kapitull të ri, jam shumë optimist. Lojtarët e mi nuk janë ushtarë, por gjeneralë dhe nuk më trembin fjalët se, këtu ka klane. Mendoj se nuk ka klane, por sidoqoftë mua më pëlqejnë sfidat. Jam këtu për të fituar së bashku me skuadrën. Ekipi im është më i miri në të gjitha aspektet, prandaj unë jam shumë i bindur në një të ardhme të mirë dhe në fitimin e trofeve. Ky grup ka potenciale të mëdha dhe i ka të gjitha mundësitë për të dalë kampion. Nuk ka nevojë për merkato, pasi janë të gjithë komponentët në lartësinë e duhur. Duhet thjesht mobilizim dhe të kalojmë këtë gjendje të vështirë. Do të fillojmë të bëjmë punën sipas objektivit që nesër (sot) me Apoloninë edhe pse për ne do të jetë e vështirë”.
Për Agustinin kampin bardheblu nuk është një vend i panjohur në rolin e trajnerit. Së basku me Mirel Josën drejtoi Tiranën në 2005-2006, ku u shpallën kampionë të vendit dhe fituan kupën e Shqipërisë. Së fundi, Kola ishte trajner i kampiones në fuqi të minifutbollit, Tiranës. Ndihmësi i Kolës pritet të jetë Astrit Nallbani.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code