E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana: Lion-Marsejë ka një dimension evropian

Franca përgatitet të presë një nga ndeshjet më interesante në historinë e futbollit të saj.

Këtë të diel, në orën 21.00, do të zbresin në fushë pikërisht dy nga skuadrat më me emër: Olimpiku i Lionit do të presë në shtëpinë e tij Olimpikun e Marsejës, që ka për kapiten Lorik Canën.

Pak para superndeshjes së “Ligue 1” në Gerland, shqiptari ka nënvizuar se, kjo është një sfidë që e meriton vitrinën e kampionatit francez të futbollit.

“Edhe pse do të luhet në të njëjtën javë me ndeshje të mëdha si Real Madrid-Barcelona, Juventus-Milan, sfida mes Olimpikut të Lionit dhe Olimpikut të Marsejës është një nga duelet shumë ndjekura në gjithë Evropën. Për kampionatin tonë është shumë e rrallë një gjë e tillë, prandaj kjo sfidë është tipi i ndeshjes që do të bënte të shkëlqejë Francën në nivelin evropian”, do të nënvizonte dje Lorik Cana.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›