E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinozaurët në trurin e njeriut

Nga Express më 22 gusht 2011 në ora 18:15

Animatorët e studios Disney Pixar paralajmërojnë dy filma të ri, që do të trajtojnë çështjen e dinozaurëve në trurin e njeriut.

Emrat e filmave ende nuk dihen, ndonëse regjisorët e tyre pohuan se filmat janë “tejet seriozë”.

"Filmi për dinozaurët do të fokusohet në atë se ç’do të ndodhte nëse asteroidi do ta huqte Tokën dhe nëse dinozaurët do të vazhdonin të jetonin”, sqaroi regjisori Bob Peterson për revistën ‘Hollywood Reporter’. Filmi pritet të përfundojë në vitin 2013.

Peterson u inspirua nga dinozaurët e animuar që i kishte parë gjatë vizitës në panairin botëror të fëmijëve.

"Ngjarja e filmit të dytë do t’i dërgojë shikuesit brenda trurit të njeriut, dhe do të synojë të përgjigjet se ‘përse mbahet mend një këngë’”, zbuloi regjisori i filmit që pritet të përfundojë në vitin 2014, Pat Dockter.

Studio Pixar sivjet kremton 25-vjetorin e ekzistencës. Në koleksionin e vet Pixar ka plot 29 filma të animuar fitues të çmimit Oscar. Filmat e Pixar deri tani kanë fituar mbi 6,5 miliardë dollarë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›