E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove HRW Te hetohen akuzat e Dik Martit

Organizata per te Drejtat e Njeriut Human Rights Watch i ka cilesuar ta ngatheta  hetimet per krime lufte dhe krim te organizuar ne Kosove ndersa i ka bere thirrje Misionit te Bashkimit Evropian per Sundimin e Ligjit qe te hetoje akuzat per trafikim te mundshem organesh njerezore nga disa zyrtare te larte te ish Ushtrise lirimtare te Kosoves te ngritura nga raportuesi i Keshillit te Evropes Dick Marty.

Keto komente jane bere ne raportin e kesaj organizate te publikuar sot ne te cilin thuhet mes tjerash se perpjekjet per integrimin e Ballkanit Perendimor jane penguar nga problemet e vazhdueshme ne fushen e te drejtave te njeriut. Ne pjesen per  Ballkanin nenvizohen problemet me trajtimin e krimeve te luftes trajtimit te pakices rome mungeses se perparimit ne mbeshtetjen e refugjateve keqtrajtimin e gazetareve dhe te drejtat e personave me nevoja te vecanta.

Ne pjesen per Kosoven thuhet mes tjerash se hetimet dhe ndjekjet penale per krime lufte dhe krim te organizuar vazhdojne te mbeten te ngatheta dhe te paparashikueshme me gjithe ndihmen qe misioni evropian per policine dhe drejtesine ofron per te zhvilluar institucione te ligjshme dhe per te mbeshtetur sundimin e ligjit. EULEX-i duhet qe hollesisht ti hetoje akuzat per rrembime transferime ne Shqiperi ekzekutime dhe trafikim te mundshem organesh nga disa zyrtare te larte te Ushtrise lirimtare te Kosoves ashtu sic eshte pershkruar ne raportin e te derguarit te Keshillit te Evropes Dik Marti.  Ne raportin e Human Rights Watch i kerkohet EULEX-it qe te emeroje nje prokuror te posacem per te hetuar dhe qe te rimekembe programin per mbrojtjen e deshmitareve.

Nuk ka pasur ndonje koment nga zyrtaret e ketij misioni te cilet thone se jane vene ne perpjekje per te filluar hetime rreth kesaj ceshtjeje per cka gjate javes se kaluar prokuroret e ketij misioni jane takuar edhe me koleget e tyre ne Tirane. Javen e kaluar shefja e diplomacise evropiane Catherine Ashton tha se nuk ka nevoje per prokurore shtese meqe misioni i EULEX-it tashme ka prokurore te pavarur qe punojne ne rajon. Ajo ka theksuar se do te duheshin me shume prova nga zoti Marty perpara se te ndermerren hetime te reja.

Raporti i zotit Marty pritet te debatohet neser ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes. Ne prag te debatit kerkesa per hetime ka bere edhe vet kryeministri i Kosoves Hashim Thaci zyrtare te larte te Bashkimit Evropian dhe te Shteteve te Bashkuara. Muajin e kaluar raportuesi i Keshillit te Evropes Dick Marty nxiti reagime me zemerim ne Kosove me pretendimet se udheheqes te larte te Ish Ushtrise lirimtare dhe kryeministri aktual Hashim Thaci jane te perfshire ne veprimtari te paligjshme perfshire edhe trafikimin e organeve njerezore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›