E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova ne permbyllje te procesit te zgjedhjeve

Perfundim i rivotimeve ne komunen e Mitrovices nje dite me pare duket se do ti jap fund procesit te zgjedhjeve te parakohshme parlamentare ne Kosove. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi sot rezultatet paraprake per zgjedhjet e djeshme ne kete komune ku numrin me te madh te votave ka fituar Partia Demokratike e Kosoves e pasuar nga Lidhja Demokratike levizja Vetevendosje Aleanca per Ardhmerine e Kosoves dhe Aleanca Kosova e re. Ne zgjedhjet e djeshme kane marre pjese vetem 26.8 per qind e votuesve te regjistruar ndersa pjesemarrja ne zgjedhje ne shkalle vendi eshte 47 per qind.

Rivotimet e djeshme nuk kane ushtruar shume ndikim ne rezultatet ne shkalle vendi. Sipas Komisionit Qendror Partia Demokratike e Kosoves eshte fituese me 32.40 per qind te votave e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosoves me 24.67 per qind Levizja Vetevendosje me 12.55 per qind Aleanca per Ardhmerine e Kosoves -me 11. 09 per qind Aleanca Kosova e Re me 7.22 per qind. Fryma e Re dhe Lidhja Demokratike e Dardanise me 2.15 perkatesisht 2.13 per qind te votave nuk kane arritur te kalojne pragun zgjedhor.

Rezultatet perfundimtare pritet te publikohen pas numerimit te votave me kusht dhe atyre te derguara nepermjet postes por edhe ashtu ato nuk mund te ushtrojne asnje ndikim ne rezultatin perfundimtar. Vertetimi i ketyre zgjedhjeve pritet te behet ne fillim te muajit shkurt me cka do te hapej mundesia e krijimit te institucioneve te reja te Kosoves nje proces ky qe u zvarrit per shkak te parregullsive te shfaqura ne zgjedhjet qe kushtezuan rivotime ne gjashte komuna te vendit.

Keto zgjedhje ishin te parat qe nga shpallja e pavaresise se Kosoves ne shkurt te vitit 2008 dhe te parat qe ne teresi jane organizuar nga institucionet e shtetit te ri. Si te tilla ato u pane si nje sprove e rendesishme per maturine politike dhe demokratike te shtetit te ri posacerisht per faktin se ato u organizuan ne nje kohe te shkurter dhe ishin te parat te jashtezakonshme ne vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›