Gjykata e Tiranes jep masat e arrestit per 113 veta pas dhunes te se premtes

Gjykata e Tiranes pati sot nje nga ditet me te ngarkuara te punes kur iu desh te shqyrtoje mbi 110 masa arresti per te rinjte qe policia arrestoi gjate fundjaves pas tubimit te Partise Socialiste.
Gjykatesit degjuan sot disa dhjetera avokate mbrojtes dhe prokurore qe perballe njeri-tjetrit shqyrtonin nje nga nje shkallen e perzjerjes te te arrestuarve ne ngjarjet e dhunshme te dites se premte.
Prokuroret i akuzuan te pandehurit per dhunim te forcave te rendit per shkak te detyres dhe shkaterrimit te pronave me zjarr ne bashkepunim me njeri-tjetrin.
Ne mjediset e gjykates se Tiranes ishin sot edhe deputetet e Partise Socialiste Vasilika Hysi dhe Taulant Balla. Ata u takuan me familjare te te arrestuarve dhe u interesuan per ecurine e proceseve gjyqesore akuzat dhe masat e arrestit. Shumica e familjareve i mbronin te afermit e tyre me shpjegime e ailbi te ndryshme.
Jashte kamerave nje pjese e tyre pretendonin per arrestime te gabuara per njerez qe kalonin aty duke u kthyer nga puna ose per prani pasive ne vendngjarje.
Nga mbremja e te premtes se tubimit dhe me pas policia arrestoi ne Tirane e gjithe vendin dhjetera njerez te identifikuar si pjesemarres ne tubim ndonje prej tyre edhe me arme zjarri ne brez.