Cipras merr mandatin për qeverinë: Moment historik për të majtën
ATHINE - Kreu i forcës së dytë fituese në zgjedhjet greke, Aleksis Cipras, merr tek presidenti Karolos Papulias mandatin për formimin e qeverisë.
Unë ju besoj një mandat per krijimin e qeverisë. Vendi ka nevojë për një qeveri ", me këto fjalë iu drejtua presidenti i Republikës Karolos Papulias.
Kreu i SYRIZA deklaroi se "Është një moment historik për të majtën dhe përgjegjësi personale për mua” duke shtuar: "Do të kishim më shumë shanse për të formuar qeveri me një ligj tjetër zgjedhor ose nëse do të kishim më shumë vota, por populli vendosi dhe ne duhet të respektojmë vendimin e tij duke u përpjekur për të mirën tonë". Në një intervistë për radion “Vima” para takimit ai theksoi se "nuk do ketë bashkëpunim me Demokracinë e re dhe PASOK, pasi qëndrimi i tyre ndaj Memorandumit e shpuri vendin në krizë", megjithatë në axhendën e tij të kontakteve liderët e këtyre partive nuk përjashtohen. Bëhet e ditur se ai do të kontaktojë sot në telefon me të Sekretaren e Përgjithshme të Partisë Komuniste, Aleka Papariga, në ora 15:30 do të takojë kreun e DIM.AR (E Majta Demokratike) Fotis Kouvelis, në ora 17.30 do të takohet me kreun e Ekologëve të Gjelbër dhe në ora 19.00 me Luka Kacelin. Nesër do të jenë takimet me Antonis Samaras, Evangelos Venizelos dhe kreun e Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos.
Aleksis Cipras, lideri i koalicionit të së majtës radikale, pritet të paraqesë një propozim me tri pika që do të përfshijë, mohimin e Memorandumit të nënshkruar me huadhënësit, krijimin e një qeverie të forcave të majta qofshin ato edhe jashtë Parlamentit, dhe programin për rimëkëmbjen e vendit. Nëse për 3 ditë ai dështon në krijimin e një koalicioni, mandatin e merr kreu i partisë së tretë (PASOK), Evangelos Venizelos. Në rast se edhe hera e tretë nuk ka sukses, presidenti provon të formojë qeverinë e të gjitha partive parlamentare. Pas një dështimi edhe të kësaj tentative, provokohen zgjedhje të reja brenda 30 ditëve.
Drejtuesi i Demokracisë së re, Antonis Samaras u dorëzua dje në përpjekjet për krijimin e qeverisë, pas tre refuzimeve të marra gjatë kontakteve me SYRIZA, DIM.AR (E majta Demokratike) dhe Grekët e Pavarur. Analistët thonë se shpejtësia me të cilën Samaras dështoi dhe dorëzoi mandatin e krijimit të qeverisë pa i përdorur 3 ditët e parashikuara në kushtetutë, konvergojnë në vlerësimin se i gjithë ky proces mund të gjenerojë zgjedhje të reja më 17 Qershor.
FMN-ja e dha një paralajmërim dje duke shtyrë ardhjen e misionin të saj në Athinë dersa të formohet një qeveri e qëndrueshme në vend, ndërsa BE tha se pret që Greqia të respektojë angazhimet e saj. Deklarata e Angela Merkel, kur tha se s'do të ketë asnjë rinegociim të mundshëm të Memorandumit, nuk ishte një përgjigje vetëm për presidentin e ri të Francës, por edhe për Greqinë. SHBA shprehu shpresën që partitë politike në Greqi, të cilat po përpiqen të krijojnë një qeveri bashkëpunimi, t’ia arrijnë këtij qëllimi. Në Athinë nuk ka asnjë koment mbi këto raporte, por është e qartë se vendi po përjeton një atmosferë hijerëndë dhe është vetëm një hap larg nga anarkia dhe kaosi.