Sa kushton një injorant me pushtet sot?
Dihet që malli që kushton më shumë është padyshim injoranca. Për injorancën, padijen, mungesën e kulturës, edukatës dhe arsimimit, shpesh detyrohemi të paguajmë shumë shtrenjtë, më tepër se për të ngrënë, për të pirë e për t’u veshur, paçka se shpesh, për shkak të injorancës (padijes) biem në faliment dhe, ndonjëherë, mund të paguajmë edhe me kokë (sëmundjet, konfliktet, sherret, luftërat, droga, sida, etj)…Nëse një njeriu primitiv nuk i mësohet se prej prekjes së telit të energjisë elektrike do të vdesë, kushedi sa viktima të paditurish do të kishte në botë. Për të shmangur e kufizuar injorancën e vet të lindur njerëzimi ka shpikur shkollën, librin, zjarrin, kompjuterin, internetin, universitetin, titujt, Akademitë, shtetin, pushtetet, vijat e bardha, kufijtë, ligjet, fjalën, kishën e xhaminë, karrierën e hierarkinë, etj…Për të mësuar e trashëguar këtë përvojë, shoqëritë e përparuara kanë vendosur një rregull të padiskutueshëm, mbi të gjitha ligjet: nuk mund të bësh karrierë në shtet, në administratë dhe në institucione, nëse je i pashkollë, nëse nuk ke arsimim të lartë, injorant jo se jo, por edhe gjysmë analfabet. Në të gjitha llojet e sistemeve, feudale e borgjeze, diktaturë apo demokraci, shkolla ka mbetur vendi më i shenjtë, një tempull që ka konkurruar jo pa vështirësi edhe me kultet e dogmat fetare. Qeveritë e qeverisjet kur bien në duar të injorantëve janë të destinuara ta çojnë shoqërinë në rrënim të pashmangshëm dhe e kundërta, vetëm mendjet e ndritura mund të sjellin përparim e mbrothësi. Makiaveli thotë se kur një shtet drejtohet nga prijës injorantë e kur këta mbajnë pranë vetes këshilltarë injorantë, këto kombe, qofshin dhe perandori, janë të destinuara të shuhen. Kjo nuk lyp shumë mend e shembuj nga historia për t’u kuptuar e pranuar. Prandaj në gjilpërën e institucionit të shkollës janë të detyruar të kalojnë të gjithë, duke qenë të barabartë në garë, edhe i biri i mbretit, edhe i fukarait. Vetëm në bankat e shkollës nuk mund të ketë hierarki të trashëguar e të parapaguar. Përndryshe shkolla nuk është më shkollë, ndërsa dija e humbet shtysën dhe nevojën për ta zotëruar.
Një prind normal nuk pranon e nuk ngulmon ta blejë injorancën për fëmijët e vet me para, aq më pak me trafik influence! Por tek ne edhe kjo tabu është shprishur! Është zhbërë aq keq sa, jo pak prindër heqin edhe bukën e gojës mjaft që fëmija e tyre të quhet se shkon në shkollë, me shpresë se aty do të fitojë një diplomë, një dëshmi, një certifikatë e cila në të vërtetë nuk vlen, nuk shërben dhe nuk provon aftësi…Ata prindër që e kanë humbur këtë besim, prej nevojës për mbijetesë, e kanë braktisur qëllimisht shkollën, - sepse “nuk të jep bukë!” - duke i lënë fëmijët e tyre analfabetë të përjetshëm. Askush nuk e di, asnjë drejtori arsimore, le më Ministria e Arsimit dhe Shkencës, se sa është aktualisht numri i analfabetëve me dhe pa shkollë. Në “moshën e internetit” shkollat publike janë katandisur më keq se spitalet publike, ndërsa spitalet publike më përkeq se nevojtoret publike. Shumica e prindërve të ikur nga Shqipëria shkak parësor kanë justifikimin: të shpëtojmë/të arsimojmë/të edukojmë për së mbari fëmijët. Ky mision për ta mund të kryhet vetëm jashtë Shqipërie. Kur i pyet përse u bënë emigrantë nuk të thonë: ikëm se nuk kishim punë, ikëm se mjedisi po shkatërrohej, ikëm se na lodhi konfliktualiteti dhe pasiguria…, por: “ikëm që të shpëtonim fëmijët”…Asnjë sakrificë nuk e pengon dhe nuk e ndal këtë synim fisnik të gjakut. Sepse shkollës tek ne jo vetëm i ka humbur besueshmëria, por ajo është bërë më rreziksjellëse se rruga, se rrugaçëria, se klubet e natës. Shkolla është transformuar në një fole “të sigurtë” të injorancës, vesit, trafikimit të notës, dhunës, drogës, meskinitetit, mungesës së vlerave…Mësuesia është jo vetëm e pafuqishme dhe e paaftë, por edhe e painteresuar të ndalë këtë yrysh vrastar të mediokritetit, padijes dhe vanitetit!
Fakti që në 7 Mars, ditën e mësuesit, fëmijët e nivelit të ulët anekënd Shqipërisë u çojnë mësuesve dhurata me detyrim-përcaktim: varëse, vathë, gjerdanë, vezë, gjizë, mobilie apo edhe çarçafë, është sprova e parë dhe më e ulët e korruptimit; më vonë, për të kryer shkollën e lartë, pagesa do të jepet paradhënie e do të jetë shumë më e lartë…Nuk janë vetëm ushqimet fallco, tani ka me shumicë edhe diploma fallco. Diploma fallco që nuk kanë asnjë lidhje me aftësimin, kulturën, dijen dhe tregun e punës. Shumica e kamerierëve, e bastaxhinjve dhe kotanakëve jo vetëm në Tiranë, janë me diplomë të shkollës së lartë. Ne me siguri zëmë vend të parë në botë për prodhim juristësh, paçka se për dhënie drejtësie nga gjykatat jemi në pikë të hallit! Ne kemi mijëra këngëtarë e kërcimtare, bëjmë lloj-lloj sfilatash e parada miss-esh, tani po prodhojmë edhe top modele, striptiste, nudiste, showgirl-e, sekserë, kodoshë, prostituta, pornostare,etj…, se këto të bëjnë të famshëm e të pasur kollaj; por shkenca, arti dhe sporti ynë nuk konkurrojnë në asnjë fushë, me asnjë nga fqinjët ballkanikë. Në cilin vend të botës mund të ndodhë që një deputet të qëllojë me armë arbitrin si ndodhi në Peqin?...Por jo, nuk ka qëlluar deputeti, në të vërtetë ka qëlluar injoranca! Në cilin vend të botës qeveria mund t’i akordojë 35 mijë dollarë përfaqësisë sonë modeste që do të ngrejë Flamurin në olimpiadën e Londrës, aq sa iu dha për një darkë “Vatrës”? Në cilin vend kryeqyteti, i cili po bëhet me gati një milion banorë të mos ketë asnjë qendër, n’daç lokal apo kafene, ku takohet paria intelektuale, shkencëtarë, gazetarë e artistë? Por ne ama zëmë vend të parë në botë për banorë që të kemi më shumë pub-e, disko, lokale kumari dhe baste sportive se shkolla, kopshte fëmijësh e sheshe sportive! Kemi Teatër Kombëtar, po nuk kemi drama kombëtare, edhe pse shoqëria ka me shumicë konfliktualitet e dramacitet. Kemi Opera, po nuk kemi opera shqiptare. Financohen disa filma, po nuk kemi salla kinemaje. Kemi jo një, po tash dy Akademi, po nuk kemi shkencëtarë e albanologë e as revista shkencore e kritike ku akademikët mund të botojnë punimet e tyre shkencore…Kemi disa dhjetëra universitete, me siguri më shumë edhe se Anglia e Franca së bashku! E megjithatë biznesmenët, deputetët, ministrat dhe udhëheqësit tanë fëmijët e tyre i nisin jashtë për studime!
***
Rasti i blerjes së diplomës për djalin e Bossit në Tiranë nuk na zbuloi ndonjë ububu që nuk dihej…Por duke qenë se kjo ndodhi me një italian, aq më tepër me djalin e një udhëheqësi të lartë partiak të huaj, bëri njëfarë buje, duke shkaktuar habi shoqërore, sigurisht pa ndonjë vlerë reflektimi. Ky lloj skandali shumë shumë mund të na bëjë të vëmë buzën në gaz: ia hodhëm edhe italianëve! Sepse tanimë nuk është sekret po të thuhet që jo vetëm në Tiranë, po në të gjitha katundet dhe qytetet e Shqipërisë, mjaft të shesësh lopën e me aq para mund të blesh shkollën e lartë, diplomën, titujt shkencorë, patentën…Ngjan anekdotike ajo që rrëfehet: “Baba, e mora edhe shkollën e lartë”…dhe babai: “Je që je, tani merr edhe të mesmen!”…Me mercenarizëm politik mund të shpallesh edhe akademik, “Nder i Kombit”, anëtar i Gjykatës së Lartë, anëtar i KLD-së, drejtor policie, etj. etj…Daha më mirë po të hedhësh disa qindra dollarë e të sigurosh një master jashtë shtetit! Le më po të blesh një certifikatë “me vulë të thatë” nga Oksfordi ku “dokumentohet” se je shpallur “NJERIU I VITIT” jo vetëm për Shqipërinë, por për mbarë globin!...Të gjitha këto sigurohen më me lehtësi se të hysh në “Big Brother”, mjaft që të paguash! Dhe nëse ke mbështetje politike, fëmijën e pajisur me diplomë/certifikatë/master të blerë, mund ta bësh më pas edhe deputet, ministër, drejtor drejtorie, prefekt, doganier, ambasador, këngëtar, shkrimtar…, me një fjalë je bërë i shquar, VIP!
“Nuk ka më të dëmshëm e më të rrezikshëm,- thosh dikur Fishta,- se gjysmë analfabetët, se gjysmë injorantët, se mediokrit”. Këta tani i kemi me shumicë në krye të institucioneve të rëndësishme, në qeveri, në Bashki, nëpër Akademi, në universitete, në administratën publike, në biznese, në media…Të gjithë janë të pajisur jo me një, por me disa diploma! Njerëz që nuk dinë të shkruajnë pa gabime emrin e vet, kanë bërë edhe mastera! Titullin Profesor mund ta marrësh po të përkthesh studimin e një autori të huaj e të vësh emrin tënd në kopertinë. Tanimë duket tejet e vështirë, për të mos thënë edhe e pamundur që të shkulet e të shuhet gjithë kjo lukuni e pafund injorantësh e gjysmakësh me pushtet, jo vetëm politik e kulturor, por edhe ekonomik…Këta e kanë vënë përfund shoqërinë shqiptare, duke mbjellë dyshime serioze mbi moralin, nderin, talentin, dijet, vlerat dhe antivlerat…Sot po të jesh i kulturuar dhe idealist nuk je i aftë, që do të thotë: je i përjashtuar, jashtë kohe!
Shkolla e sotme ka meritën kryesore të këtij kaosi, të kësaj kokëposhtësie fatale të vlerave në antivlera dhe anasjelltas. Shkolla është fabrika e prodhimit masiv të injorantëve dhe gjysmanalfabetëve me diplomë. “Trapi” i Bossit që bleu diplomë në Tiranë është dukuria më e rëndomtë. E keqja është se për një çerek shekulli ne kemi ngritur një administratë të rrëmbushur me mercenarë, me të paaftë, të cilët tani jo vetëm që janë instaluar në të gjitha nivelet, po kanë krijuar edhe kodin e tyre “masonik”: nëse nuk je dhe nuk di të sillesh si një injorant me dinjitet, si një gjysmë analfabet i shquar, me disa diploma e mastera, pa kulturë dhe pa edukatë qytetare, je i padëshirueshëm, i dyshimtë, i përjashtuar, i prapambetur, ndaj do të të zërë patjetër “reforma”, si një rrufe në qiell të hapur…Është në logjikën e pykave që të shtyjnë pykat,- thosh Noli në fillimet e parlamentarizmit tonë. Ashtu si në kohën e tij, vetëm po të jesh një pykë partie, i një klani, fisi, xhinsi, katundi …sot mund të bësh përpara!
***
Ia vlen, besoj, të vizatohet identikiti i një gjysmë analfabeti të suksesshëm, pasi kësisoj mund të ndihmohen posaçërisht Ministritë e Arsimit dhe e Kulturës, drejtoritë e burimeve njerëzore në të gjitha dikasteret, përfshi edhe kryeministrinë, për të zbuluar anekënd vendit tonë më të aftët, më të talentuarit e injorantëve të sotëm zyrtarë. Por që një “pykë” rural të ketë sukses, pra që të bëhet “pykë” urban, duhet të mësojë kodin e sjelljes së një pyke, kodin e një gjysmë analfabeti i cili, meqë plotëson kushtin e parë të të qenit pykë e meqë synon të arrijë majat e shtetit, të kulturës, shkencës apo artit, duhet të japë prova që është një militant i thekur, besnik dhe i palëkundur partie, një adhurues deri në vdekje i kryetarit…Provat lipset të jepen përditë, jo vetëm nga përdorimi i fjalorit vulgar, por edhe me sjellje harbute ndaj gjithë atyre që “nuk janë me ne”. Nëpër fushatat zgjedhore ai duhet të jetë i gatshëm të zihet, të rrihet, të manipulojë, të shpifë, të gënjejë, të vjedhë vota, madje edhe të firmosë procesverbalet, po qe se është caktuar komisioner…Një i tillë e merr falas edhe diplomën, edhe emërimin, edhe mbrojtjen..Ky nëpunës shkërdhatokrat, po të ketë lidhje me tenderat, tatimet, doganat, policinë, OJF-të, etj, duhet të firmosë, të votojë, të pranojë e të mbrojë çdo gjë që i kërkohet…Po cili mund t’i kryejë këto detyra me dëshirë e bindje, pa e vrarë ndërgjegjja dhe pa pasur frikë,- nj’ashtu si gardistët që qëlluan më 21 janar, - nga ndëshkimi i nesërm i Ligjit? Vetëm një gjysmë injorant, një gjysmë analfabet, një zyrtar mercenar, një pykë i vërtetë!
Ja pra përse ky xhins është kaq i preferuar sot!
(er.nu/GSH/BalkanWeb)